Britania i gëzohet Dianës së re

Ajo që do të shndërrohet në Princeshën e Britanisë në 29 prill dhe mbase edhe një Mbretëreshë në të ardhmen, Catherine Middleton, duket se ka një ngjashmëri gjithmonë e më të madhe me Princeshën Diana.

Princi William dhe e fejuara e tij ishin një ditë më parë në inagurimin e një stacioni shpëtimi dhe kërkimi detar. Middleton i qëndroi përkrah Princit, me një shprehje të ëmbël dhe gjithmonë e buzëqeshur.

Megjithatë, pas ceremonisë, ajo u takua me turmën entuziaste dhe pranoi të merrte lulet e fëmijëve, të cilët i përqafoi dhe i ledhatoi.

Shtypit anglez, ato gjeste i sollën menjëherë në kujtesë të ndierën dhe shumëpopulloren Princeshë Diana, nënën e Princit William, njeriut që ajo do të martojë në 29 prill.

 

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një koment