Berati, ky qytet I lashte, muze dhe historik! (Reportazh)

Kujtdo qe i eshte dhene mundesia te vizitoje Beratin ka mbetur i mahnitur. Jo vetem nga bukuria e tij e ralle, por edhe nga bujaria dhe mikpritja beratase.

Berati si qytet eshte i ndertuar ne mes te kater maleve e te duket si nje amfiteater antik. Mali i Tomorrit , Mali i Shpiragut , Mali i Gorrices dhe Kalaja.
Ne mes te qytetit kalon Lumi Osum , qe e ndan Be

ratin ne dy pjese dhe qe lidhen nepermjet Ures se Gorrices , e cila ka shtate harqe dhe e ndertuar ne vitin 1870
Sipas legjendes dhe gojedhenave ne ate kohe ishin dy vellezer. Vellai i madh quhej Tomorr dhe vellai i vogel quhej Shpirag. Kishin edhe nje moter te vetme qe quhej Kala. Pasi i shpallen lufte njeri tjetrit, Shpiragu i qellon me topa Tomorrit duke e bere me gropa, ndersa Tomorri i qellon me shpata Shpiragut duke e bere me vija. Kalaja, motra e tyre qe i donte aq shume, nga te qaret , lotet e saja krijuan Lumin Osum.
Tomorri, 2416 metra i larte mbi nivelin e detit. Me hijeshine e tij te rende. Me deboren e vete mbi krye qe i qendron dimer e vere pa u shkrire. Me ujin e ftohte si kristal. Me kullota dhe me blegtori te shendetshme. Tomorri, ku aq bukur i kane kenduar Naimi e Cajupi, eshte prezantuesi i pare ne kete qytet dhe kur e sheh nga larg te duket sikur te thote:
Miresevini, ne jemi ketu e ju presim!
Kur qendron para Tomorrit e kthen koken pas, te shfaqet ”vellai” tjeter Shpiragu. O Zot, c’bukuri. C’arkitekture e rralle e natyres. Vertet shpata e Tomorrit i krijoi keto viza mbi mal aq simetrike?! Ralle se gjen nje mal te tille.

Ne mes te qytetit ngrihet madheshtore kalaja e lashte me nje histori te madhe e te vecante e te duket se cdo vizitori qe ka ardhur ne Berat sikur ia ben me sy per t’u ngitur lart e per ta vizituar. Pasi i ngitesh mes ajrit te paster te pishave, ne hyrjen e saj kryesore te bie ne sy menyra e lashte e ndertimit. Muret e saja te ndertuara me gure te medhenj te thone, ketu eshte Iliria. Kalaja e Beratit me bedenat e saj eshte deshmitare e atyre koherave, e qendreses se popullit shqiptar kunder pushtuesve turq. Quhet edhe vendi i shenjte per vete faktin se brenda ne te ndodhen shume kisha me pikturat e tyre te fameshme te ndertuara nga mjeshtri i

madh Onufri dhe biri i tij Nikolla.

Pasi ke hyre brenda ne qytet te duket vetja sikur je brenda nje dekori te ngritur per te luajtur film. Ky eshte vetem nje iluzion. Nuk jeni ne ndonje dekor filmi, jeni ne ate qe quhet: BERAT 2400 VJECAR.

Mangalemi dhe Gorrica. Dy lagjet me karakteristike te qytetit. Shtepite e ndertuara njera mbi tjetren, qe asnje piktor s’do ti vendoste dot aq bukur, i kane dhene emrin Beratit : “Qytet i nje mbi nje dritareve”.
Rrugicat e ketyre lagjeve jane te shtruara me kalldrem, ku mjeshtrit beratas punimin e gurit ua kane lene trashegim brezave me te rinj. Keshtu ne fillim te viteve 70-te shkrimtari  yne i shquar Ismail Kadare, do te shkruante poezine ”Gureskalitesit e vegjel” kushtuar pioniereve beratas.
Muret e shtepive jane te ndertuara me gure te skalitur ku shkelqejne nga bardhesia e gelqeres. Ajri i paster i pishave perreth, gjelberimi i tyre i perhershem, kodrat e veshura me fiq e ullinj, xhamite e bukura dhe te lashta ne qender te qytetit ku nder me te njohurat jane: Xhamia Mbret (1512 ), Xhamia e Plumbit (1555 ), Xhamia e Beqareve (1827) si dhe Xhamia e Celebi Hysen Pashes (nipi i Kara Mahmut Pashes) ne lagjen Murat Celepias , jane deshmija qe qytetaret beratas si gjithe qytetaret e tjere te Shqiperise jetojne ne harmoni me njeri tjetrin pa dallim feje.

Berati i dijetareve te medhenj, i penave te arta, si Babe Dude Karbunara, Nezim Frakulla, Sulejman Naibi, Vehxhi Buharaja.Berati i trimave, i lulekuqeve te lirise. Berati i Margarita e Kristaq Tutulanit, i Ajet Xhindoles, i shume bijve e bijave te tjere, qe per atdheun lirine dashuruan duke lene pas te gjitha dashurite. Qytet i kultures se lashte, ku nga gjiri i tij kane dale shume artiste te njohur te skenave tona. Kujtojme ish solisten e pare ne Ansamblin Shteteror te kengeve e Valleve Popullore, valltaren e talentuar Mediha Lubonja(Velcani), veteranen e kenges popullore Virgjini Mile, bilbili i kenges qytetare beratase Floresha Debinja, Hyrie Saraci, vellezerit Dhimiter e Kozma Dushi, Ludmilla Baballeku e shume te tjere, si dhe artistin e mirenjohur te humorit Sejfulla Myftari ose sic i therasin Cekja. Nuk ka shtepi jo vetem ne Berat, por ne gjithe Shqiperine ku te mos kete hyre humori i Cekes.

Qytet i vizitoreve te shumte. Kujtojme, nga fundi i viteve 80-te nje grup i huaj turistesh kishin ardhur ne Berat per ta vizituar dhe, kur u ngjiten ne kala nga ku qyteti duket si ne pellembe te dores u shprehen: ” Sikur ta kishim ne kete qytet ne hyrjen e tij kryesore do te vinim nje porte, ku cdo vizitori te huaj qe do te vinte per ta vizituar do ti duhej te paguante bileten e hyrjes…”

Ata me kete thenie i kishin dhene vlerat maksimale qytetit tone te bukur. Por vlerat e tij sot jane edhe me te medha sepse Berati para 1 viti u fut ne UNESCO! Sot e gjithe  bota e njeh qytetin tone si nje nga vendet turistike me te bukura ne bote. Çdo dite e me shume I shtohen vizitoret e ketij qyteti. Mijera qytetare te huaj kalojne nga qyteti yne dhe mbeten te mahnitur  per ato qe shohin dhe fotografojne. Qindra autobuze me studente  te vendeve te ballkanit si Kosova, Maqedonia, Mali I Zi etj, zbarkojne ne Berat.

Por  rrugetimi i “Dosjes se Beratit” pakez i gjate, per te perfunduar ne mbledhjen e radhes se Komitetit te UNESCO-s qe u mbajt ne Kanada. Qyteti i “nje mbi nje dritareve” ju shtua Listes se Pasurive Boterore, por me nje specifike sikunder edhe pritej. Që prej vitit 1972, Konventa e UNESCO-s për Mbrojtjen e Kulturës Botërore dhe Trashëgimisë Natyrore, mbron 851 trashëgimi me “vlerë universale të padiskutueshme”, përfshi 660 trashëgimi kulturore, 166 natyrore dhe 25 të përziera në pothuajse 141 vende. Kështu, me Beratin ndodhi ajo që pritej që nga vjeshta e 2007-ës kur në mbledhjen e Zelandës së Re, Komiteti i Trashëgimisë Botërore, nëpërmjet një projektvendimi përgatiti njohjen e Beratit, sipas përcaktimit “Trashëgimi botërore në seri” në seksionin “pasuri natyrore kulturore dhe e përzier”. Komiteti ka marrë në konsideratë të dhënat e ICOMOS-it që e vlerëson qytetin shembull të veçantë të vlerave arkitekturore dhe urbane të rajonit ballkanik, në kontekstin e një vazhdimësie historike madhështore. Për syrin e lirë Berati nuk është parë pothuajse kurrë si qytet binjak me Gjirokastrën. Në një kuptim kjo hyrje në UNESCO nuk është një fitore me të drejta të plota për Beratin.
Ja pra, Ky eshte Berati. Por ju o lexues dhe ju o vizitore, mos u mahnitni me keto pak fjale ku une u mundova te pershkruaj Beratin. Berati eshte ketu, ne Shqiperi. Ju ejani, vizitojeni ate dhe binduni… Ju faleminderit!

Autori: Pierre-Pandeli Simsia

About these ads
Ky zë u postua te ART/KULTURE. Faqeruani permalidhjen.

18 Përgjigje te Berati, ky qytet I lashte, muze dhe historik! (Reportazh)

  1. ina thotë:

    une jam nje vajze nga berati dhe keto fjlae nuk mjaftojne teper per te pershkruar mrekulline adrenalinen e ketij qyteti madheshtor me vlera te pacmueshme .une sudioj ne shkollen mangalem dhe kam mesuar se histpria e ketij qyteti eshte nje nga historite me te madherishme …… ky pershkrim ishte teper i bukur per te shfaqur vlerat e beratit…

  2. erjon kotori thotë:

    Nuk munde te gjendet shkrimtar ne toke qe mund te pershkruaj bukurite e ketij vendi. Ashtu si shija e nje ushqimi, qe nuk mund te pershkruet, por vetem shijohet!!

  3. joanda thotë:

    une jetoj ne berat dhe eshe nje bukuri e rralle.

  4. juli thotë:

    une jam nje djal nga vlora ne klasen e 9 dhe mesuesja e gjuhes me kishte dhene detyren per te shkruar nje reportazh dhe rastesisht kalova ketej dhe lexova kete reportazh per qytetin e bukur te beratit . reportazhin e kopjova dhe mendoj se do te marr 10 jo vetem nga menyra si eshte shkruar ky reportazh por edhe nga kjo teme kaq e bukur qe une zgjodha shum faleminderit . mariglen te jap fjalen se nje dite do ta vizitoj qytetin e bukur te beratit

    • soni thotë:

      shpresoje qe edhe une te marre nje not te mire ishalla

      • sibejla thotë:

        une jam nje vajze nga shkodra n e klase te 9 zysh e letersis na ka dhene per detyr nje raportazh per nje vend ose dicka tjeter kjo qe lexova eshte shume e bukur shpresoj te dal mire neser o berati i bukur

  5. mario thotë:

    une jam nje djale i cili jetoj ne berat dhe per mendimin tim berati kam shume vlera qe ne njerezit nuk duhet tia dime por mendoj se me ndrhyrjen e unescos berati do te arrij dicka

  6. miri berat thotë:

    berati ka qen nje qytet i mbrekullueshem prej kohesh dhe ekziston por vetem ska mirmbajtje por vetem shkaterim????

  7. Ergit Berat thotë:

    Berati The Best s’ka qytet tjeter me te bukur se Berati eshte qyteti me i bkr ne univers……

  8. ajo goca thotë:

    me pelqeu shume .Me duhej nje reportazh per beratin sepse une e kam vizituar kete vend edhe me ka pelqer shume

  9. Kai Legisi thotë:

    Ejjj nese ka mundesi te me thoni se ne cfare viti eshte shpallur Berati qytet Muze??

  10. Sidorela thotë:

    Berati qyteti me i bukure ne bote.

  11. Ina thotë:

    ne vitin 1961 dhe Trashigimi Boterore ne vitin 2008 mi Kai Legisi

  12. miki tase thotë:

    eseja me pelqeu shume.Kisha nevoje pasi e kisha detyre letersie.isht disi frymezim per mua.

  13. mikail thotë:

    shuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuum i bukur pershkrimi BRAVOoooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooo

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s