Gjyshja lind djalin e së bijës

Një britanike 57-vjeçare rriti në mitrën e saj dhe lindi me sukses një fëmijë që i përket vajzës së saj, e paaftë për të patur fëmijë.

Historia unike u raportua mëngjesin e sotëm nga “Daily Mail”. Pasi vajza ishte përpjekur për disa vjet pa sukses, mjekët i kishin bërë të qartë që gjendja e saj mjekësore nuk do ta lejonte kurrë të bëhej nënë.

Megjithatë, Pamela Butler, duke qenë e vendosur që të bëhej gjyshe, i propozoi të bijës një mënyrë novatore për të patur fëmijë.

Edhe pse në moshë të avancuar për të patur fëmijë, trupi i 57-vjeçares ishte ende në gjendje shumë të mirë dhe të përshtatshme për të pritur një fëmijë.

Kështu, pasi në laborator u fekondua veza e së bijës me spermatozoidët e bashkëshortit, gjyshja priti fetusin në mitrën e saj.

Si rezultat, familjes Butler iu shtua një djalë, që sot është disa muajsh. Sipas fjalës së Pamelës, ai është “sikur të ishte djali i saj”.

 

Ky zë u postua te MJEKESI, RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s