Interneti mbush 40 vjeç

Më 2 shtator 1969, dy kompjuterët e parë në ARPAnet – paraardhësi i parë, i vënë në punë nga ushtarakët, i Internetit që ne njohim sot – u lidhën me njëri-tjetrin, duke krijuar lidhjen e parë në atë që pa kundërshtim do të bëhej avancimi më i rëndësishëm teknologjik në histori.

Do të duheshin shumë muaj para se mjaft kompjuterë të shtoheshin në rrjet për ta bërë atë të dobishëm dhe për mesazhet që të fillonin të rridhnin midis tyre, por 2 Shtatori 1969, konsiderohet gjerësisht si një nga datat e sakta të lindjes së zgjatur të Internetit. 

Brenda një viti, rrjeti mundi të zgjerohej nga disa kolegje të bregut perëndimor në anën lindore të bregut, dhe nga mesi i ’70 rrjeti u bë ndërkombëtar, me satelitë që lidhin Evropën dhe duzina kompjuterësh të lidhur në rrjetin koordinativ.  (Figura e mësipërme tregon si dukeshin gjërat në 1977.) Dhe me veçoritë e mesazhit elektronik (1971) dhe transferimit të dosjeve (1973) të shtuara sistemit, ai aktualisht u bë i dobishëm për kryerjen e punës aktuale dhe komunikimit.

Në 1983, ARPAnet u zhvendos në një arkitekturë të re për transmetimin e të dhënave, ajo që ende përdoret edhe sot. Në 1988, gjithçka bëri një ndryshim tjetër kolosal, pasi interesat komerciale u lejuan të mbaheshin kaliqafë në atë çfarë fillimisht ishte një rrjet qeveritar-dhe-vetëm-edukues. I quajtur “Internet Komercial” për pak kohë para se të bëhej thjesht “Interneti”. Me të filluar World Wide Web (Rrjeti Mbarë Botëror), së bashku me shfletuesin e internetit Mosaic, rrjeti siç ju dhe unë e dimë filloi të hidhte vickla.

Por bota e egër e Yahoo!, YouTube, Google, dhe ICanHasCheezburger e gjitha filloi me atë lidhjen modeste para 40 vjetësh, një tel që lidhi bashkë dy kompjuterë në vende të ndryshëm dhe shkencëtarët që gjenin një mënyrë për t’i bërë ata të bënin diçka të dobishme së bashku në vend që ta bënin vetëm, ka qenë për shumë kohë mënyra e zakonshme se si gjërat u bënë.

Gëzuar ditëlindjen, Internet!

Ky zë u postua te RRETH KOMPJUTERIT, SHKENCE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një koment