Trageti në flakë, evakuohen rreth 200 persona

Një traget i nisur nga Greqia drejt Italisë u përfshi nga flakët, ndërsa 1 shtetas grek humbi jetën në këtë aksident. Në bordin e tragetit që digjej ndodheshin 478 udhëtarë, mes tyre edhe 22 shqiptarë. Deri pas mesnate ishin evakuuar më shumë se 200 persona, por ndërhyrja e forcave të shpëtimit vazhdon të jetë e vështirë për shkak të detit të trazuar, errësirës dhe motit të keq. Anija”San Giorgio” e marinës ushtarake italiane në të cilën ndodhen pasagjerët e evakuuar mbërriti në portin e Brindizit rreth orës 5 të mëngjesit. Ndërsa parashikohet që brenda paradites të përfundojë evakuimi i të gjithë pasagjerëve nëse gjithçka do të shkojë mirë.

Sipas burimeve, në bord udhëtonin 478 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë grekë dhe turq e ndërsa u mendua fillimisht se ishin 22 shtetas shqiptarë, por më pas u mësua se bëhej fjalë për 33 shqiptarë, nga të cilët 11 janë me dyshtetësi. Fatmirësisht mësohet se në orët e mbrëmjes janë shpëtuar 6 shtetasit e parë shqiptarë, të cilët janë Refik Aliko, Sheraf Aliko, Donika Aliko, Jonel Lamcaj, Festim Cuci dhe Hasie Cuci.

Burime për Top Channel tregojnë se anija ndodhet rreth 13 milje larg grykëderdhjes së Vjosës dhe gjendja është e rëndë pasi anija nuk është e komandueshme. Deri më tani mësohet se 300 persona ndodhen ende në bord pasi nuk po evakuohen dot për shkak të motit të keq. Ndërkohë, me anë të një deklarate Ministria jonë e Mbrojtjes ka konfirmuar edhe viktimën e parë. Mësohet se viktima është shtetasi grek, Jorgos Dulis.

Alarmi SOS u dha rreth orës 6:50 të mëngjesit të ditës së dielë, teksa forca e dallgëve të detit ishte 8 ballë. Mediat greke morën telefonatat e para nga pasagjerët të cilët dhanë dëshmi dramatike nga ajo që po përjetonin. Njëri nga udhëtarët tha se po mbyteshin, se anija ishte mbuluar nga uji dhe ndodhej e gjitha në errësirë. Duke menduar se mund të shpëtonin, disa prej udhëtarëve janë hedhur në det me shpresën se do t’i shpëtonin makthit të flakëve që kanë përfshirë 2/3 e anijes.

Pasagjeri e mbylli telefonatën me thirrjen për ndihmë pasi situata është e pakoordinuar dhe shanset e vetme për bordin është djegia ose mbytja në det.

Ndërkohë, raportimet e deritanishme tregojnë se 170 persona janë shpëtuar tashmë, duke thënë se vetëm 35 persona kanë mundur të ngjiten në një anije konteinerësh që ndodhej aty pranë, “Spirit of Piraeus”, nga një varkë shpëtimi që mbante deri në 150 pasagjerë.

Kushtet e vështira kanë bërë thuajse të pamundur afrimin e varkës sërish me anijen “Norman Atlantik”.

/ Top Channel

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një koment