Rikthehen fatkeqësitë ajrore, “AirAsia” humb kontaktet, 162 pasagjerë në bord

Një avion i “AirAsia” me 162 pasagjerë në bord ka humbur kontaktet me kullën e kontrollit të trafikut ajror gjatë së dielës, pasi pilotët kishin kërkuar ndryshim kursi për të shmangur motin e keq gjatë fluturimit të tyre nga qyteti indonezian i Surabayas drejt Singaportit, bëhet e ditur nga zyrtarë indonezianë.

Fluturimi “QZ 8501” i “AirAsia”, një avion “Airbus 320-200”, humbi kontaktet me kontrollin e trafikut ajror të Jakartas, rreth orës 6:17 të mëngjesit (me orën lokale) siç deklarojnë zyrtarët.

“Avioni ndodhej në kursin ajror të parashikuar të fluturimit dhe kishte kërkuar devijim nga kursi për shkak të motit të përkeqësuar, përpara se sa komunikimi me të të humbiste, në një kohë kur ishte ende nën kontrollin e kullës së kontrollit të trafikut ajror të Indonezisë”, thuhej në njoftimin e shkurtër të kompanisë ajrore.

Asnjë sinjal ankthi apo shqetësimi nuk ishte dërguar prej pilotëve, thotë Joko Muryo Atmodjo, një drejtues i transportit ajror në Ministrinë indoneziane të Transportit. Një operacion kërkim-shpëtimi ka nisur menjëherë, bëjnë të ditur kompania e udhëtimit por dhe Forcat Ajrore indoneziane.

Singapori gjithashtu njoftoi se kishte aktivizuar në këto kërkime edhe Forcat Ajrore dhe Marinën e vetë për të ndihmuar. “AirAsia”, një kompani indoneziane, kontrollohet 49 përqind nga “AirAsia” (AIRA.KL) me bazë në Malajzi.

Avioni ishte mes portit indonezian të Tanjung Pandan dhe qytetit të Pontianakut, në Kalimantanin Perëndimor mbi ishullin Borneo, kur humbi kontaktet, tha Atmodjo në një konferencë për shtyp.

Avioni ishte duke fluturuar në rreth 9700 km lartësi mbi tokë dhe kishte kërkuar të ngjitej edhe më tepër, në rreth 11.600 km për të shmangur retë, tha ai.

Vetë kompania ajrore tha se ishin 155 pasagjerë në bord dhe 7 pjesëtarë ekuipazhi. 157 prej tyre ishin indonezianë, 3 të tjerë nga Korea e Jugut, ndërsa 1 ishte nga Singapori e 1 nga Malajzia. Avioni pritej të mbërrinte në Singapor rreth orës 8 e 30 të mëngjesit (1:30 e mesnatës). Sipas kompanisë, si kapiteni edhe ndihmësi i parë i tij ishin të dy me eksperiencë.

Incidenti vjen në fund të një viti tepër fatkeq për kompanitë ajrore të rajonit aziatik, pasi “Malaysia Airlines” humbi dy avionë gjatë 2014-s. Fluturimi MH370 humbi kontaktet më 8 mars, në një udhëtim nga Kuala Lumpur drejt Pekinit, me 239 pasagjerë në bord, dhe ende nuk është gjetur gjë për të. Ndërsa më 17 korrik, fluturimi MH17 u qëllua mbi Ukrainë nga separatistët prorusë, duke shkaktuar 298 viktima që ishin në bord. / Top Channel

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s