Rouhani: Irani e SHBA mund të jenë miq

Iran-SHBA-friendPresidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë se kthimi i armiqësisë, prej më shumë se 3 dekadash, me Shtetet e Bashkuara në miqësi është më se i mundshëm, nëse të dy vendet bëjnë përpjekje. 

Ai ka dhënë një intervistë për një televizion zvicerian të mërkurën, pasi mbërriti në Forumin Botëror të Ekonomisë, në Davos, ku ai do të bashkohet me komunitetin global të biznesit dhe do të takohet me një sërë ekzekutivësh të kompanive të naftës, ditën e enjte.

I pyetur se a do të ketë ndonjë ditë sërish një Ambasadë amerikane në Teheran, në vend që interesat amerikane në Iran të përfaqësohen nga Ambasada zviceriane, presidenti tha për televizionin publik “Asnjë armiqësi nuk zgjat përjetësisht, ashtu sikurse asnjë miqësi nuk zgjat pafundësisht. Ndaj dhe ne duhet të transformojmë armiqësitë në miqësira”.

Një marrëveshje e përkohshme me 6 superfuqitë e botës, përfshi Shtetet e Bashkuara, për të ndalur programin e diskutueshëm bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësirave të pjesshme të sanksioneve ekonomike, hyri në fuqi dhe po zbatohet duke nisur nga kjo javë.

Rouhani udhëtoi drejt Davos-it për të bindur investitorët e huaj të rikthehen në vendin e tij, i cili ka disa nga burimet më të mëdha të naftës dhe gazit natyror në botë, përfshi dhe një treg prej 76 milionë njerëzish.

Në intervistën, ku ai foli në persisht e që u përkthye në frengjisht, ai tha se marrëdhëniet me Uashingtonin kanë qenë të vështira në të kaluarën, por duke punuar shumë dhe me përpjekjet e të dyja palëve, problemet mund të tejkalohen.

“Këto përpjekje janë të domosdoshme për të krijuar besimin mes të dyja palëve. Irani, në fakt, po i shtrin dorën për paqe dhe miqësi ndaj të gjithë vendeve të botës, pasi kërkon marrëdhënie të mira me të gjithë”, shtoi presidenti.

Rouhani do të mbajë një fjalim të shkurtër të enjten përpara shefave ekzekutivë të kompanive më të mëdha të naftës, siç janë Eni, BP, Total dhe Shell, bëjnë të ditur disa prej këtyre liderëve, të cilët janë takuar në Davos. Krerët e kompanive amerikane si Exxon Mobil do të jenë gjithashtu pjesëmarrës.

Teherani kërkon që kompanitë perëndimore të naftës të rigjallërojnë fushat e “plakura” të naftës në Iran, si dhe të zhvillojnë zona të reja të naftës e gazit natyror sapo sanksionet të hiqen, ndërkohë që po përmirëson kontratat investuese për naftën, në mënyrë që t’i joshë ata. / Top Channel

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s