Interkonjeksioni Shqipëri-Kosovë

http://www.dailymotion.com/video/x1a4adi_interkonjeksioni-shqiperi-kosove-top-channel-albania-news-lajme_newsMinistri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka bërë të ditur për publikun se Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit marrëveshjen shtesë më bankën gjermane KFW për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën. 

Zoti Gjiknuri e quajti këtë si një vendim historik, i cili i hap rrugë ndërtimit të linjës sipas tij të bllokuar qëllimisht për vite të tëra. Kreu i energjisë tha se tashmë projekti është gati dhe pritet vetëm disbursimi i fondeve nga KFW për fillimin e punimeve në terren.

“Kjo është shtesë marrëveshja me të njëjtat terma financiare dhe po ndodh tani për shkak të vonesave disavjeçare, shpeshherë të qëllimshme për të mos realizuar një nga prioritetet më të rëndësishme që i vlen të gjithë hapësirës shqiptare, por mbi të gjitha integron Shqipërinë në tregun rajonal energjetik dhe krijon premisat e nevojshme infrastrukturore për integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë në një hapësirë të përbashkët energjetike”, tha Gjiknuri.

Linja e interkonjeksionit me Kosovën është një projekt tashmë disavjeçar, i cili u bllokua pas mosmarrëveshjeve mes ish-Qeverisë së demokratëve dhe bankës gjermane KFW në lidhje me atë se kush duhet të ishte firma fituese.

Konflikti arriti kulmin kur banka gjermane u tërhoq nga financimi i projekti, pas këmbënguljes së Qeverisë për të mos pranuar firmën e shpallur fituese në tender, sipas formulës së paracaktuar për të cilën ishte rënë dakord mes saj dhe KFW.

Në atë kohë pati nga të dy anët e kufirit akuza për bllokim të qëllimshëm të projektit për të favorizuar interesat serbe në tregun e energjisë. Projekti mbeti në letër për disa vite dhe marrëveshja e re me KFW i hap përfundimisht rrugë realizimit të tij.

/ Top Channel

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s