Siri, nis shkatërrimi i armëve kimike

Ekspertët e çarmatimit të organizatës për ndalimin e armëve kimike kanë nisur asgjesimin e arsenalit të shumëpërfolur të Sirisë. Misioni i tyre mori udhë nga rezoluta e OKB-së, e miratuar pas marrëveshjes amerikano-ruse të vulosur muajin e kaluar në Gjenevë të Zvicrës. 

Kjo e sotmja është dita e parë e shkatërrimit të armëve kimike siriane. Automjete të rënda do të shkelin e copëtojnë koka raketore me mbushje toksike, bomba kimike ajrore si dhe njësi mbushjeje dhe miksimi, pohuan burime pranë ekipit të specialistëve për agjensinë franceze të lajmeve ‘AFP’. Pakti i Gjenevës arriti të shmangë ndërhyrjen ushtarake ajrore të Shteteve të Bashkuara në Siri. Tonet e luftës ishin më të larta se kurrë pas sulmit kimik të 21 gushtit në periferi të Damaskut që mori qindra jetë njerëzish, kur Moska doli me propozimin e eleminimit të arsenalit kimik sirian, i cili përbënte edhe thelbin e argumenteve më të fuqishme pro-sulmit.

Ngjarja në Ghoutta, sipas Shteteve të Bashkuara dhe fuqive të tjera perëndimore, ishte vepër e regjimit të Bashar al-Assadit, por vetë presidenti nuk e pranoi kurrë një gjë të tillë, përkundrazi, episodin e rëndë ia faturoi rebelëve që kërkojnë rrëzimin e qeverisë.

Përmasat e rezervave kimike të Sirisë kanë qenë subjekt spekullimi prej vitesh, por disa besojnë se vendi strehon arsenalin më të madh të këtij lloji në Botë. Deri muajin e kaluar, Damasku zyrtar nuk e kishte firmosur konventën e ndalimit të armëve kimike, ndaj dhe nuk ka qenë asnjëherë i detyruar të bëjë një konfirmim zyrtar të rezervave që disponon realisht. Mjaft ekspertë ndajnë bindjen se Siria zotëron sasi të mëdha të gazit nervor sarin, atij mustard si dhe VX-in e konsideruar shumë më të qëndrueshëm e të fuqishëm, produkti toksik më vdekjeprurës i krijuar ndonjëherë.

Edhe pse u pajtua me planin amerikano-rus për asgjesimin e të gjitha armëve kimike siriane deri në mesin e vitit 2014, Bashar al-Assadi paralajmëroi se teknikisht operacioni me një kosto prej 1 miliardë dollarësh ka për të qenë tepër i vështirë dhe zor se do të arrijë të përfundojë brenda një viti, siç pretendojnë fuqitë e mëdha.

/ Top Channel

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s