“Lufta” për Adnan Januzajn

“Lufta” për Adnan JanuzajnYlli 18-vjeçar i Manchester United, shqiptari Adnan Januzaj, kërkohet të luajë me kombëtaren e Anglisë, njofton BBC. 

Është trajneri i kampionëve të Anglisë, David Moyes, që konfirmon se Januzaj kërkohet nga kombëtarja angleze.

I lindur në Belgjikë, Januzaj luan me kampionët e Anglisë të United, që nga viti 2011. Dy golat e tij, të shtunën ndaj Sunderland-it, i dhanë fitoren Manchester-it, me një lojë që detyroi komentatorët anglezë ta cilësojnë atë si “e ardhmja” e Manchester United.

Këto komente u bënë gjatë ndeshjes, por edhe në progarmin më të njohusr sportiv në Britani, “Match of the Day”, ku u diskutua sërish ideja e shtetësisë angleze për Adnan Januzajn.

I pyetur, nëse Federata Angleze e Futbollit (FA), ka shprehur interes për Adnan Januzajn, përgjigja e trajnerit Moyes ishte: “Po, ai ka mundësi të luajë për kombëtaren angleze, përmes kriterit të banimit”, deklaroi tekniku i Manchester United.

“Një talent të vërtet”, e cilësoi 18-vjeçarin shqiptar Januzaj tekniku i Manchester-it, klubi i të cilit është në bisedime për një kontratë afatgjatë për shqiptarin, i cili do të duhet të vendosë për të luajtur me Belgjikën, Shqipërinë apo Anglinë.

E nëse vendos për të luajtur me kombëtaren angleze të futbollit, ai do të jetë lojtari i parë me origjinë shqiptare, që luan për Anglinë. / Top Channel

Ky zë u postua te SPORT. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s