Bulevardi i ri për Beratin

Me ndihmën e donatorëve të huaj në qytetin e Beratit u përurua nisja e punimeve të ndërtimit për bulevardin e ri të quajtur “Republika”. Një prej donatorëve kryesorë është Fondi Shqiptaro-Amerikan. 

Michael Granoff, president i Fondit Shqiptaro-Amerikan, deklaroi: “Ky partneritet, nëpërmjet këtij projekti që ne nisim sot në Berat, do të jetë një partneritet publik dhe privat, pra është një angazhim për të sjellë së bashku këta sektorë, në mënyrë për të patur sa më shumë zhvillim për të gjithë. Ky projekt ka katër elementë kryesorë. Zhvillimin infrastrukturor, atë të biznesit, lidershipit dhe turizmin.”

Kryeministri Edi Rama e quajti nisjen e këtij projekti si paralajmërimin e ardhjes së dallëndyshes së parë të pranverës në një kohë vështirësish financiare për vendin: “Ky projekt është fillimi i një transformimi rrënjësor për Beratin dhe unë dua të them që projekti që përfshin rrugën kryesore dhe sheshin, do të zgjerohet edhe me lulishten buzë lumit e pjesë të tjera. Ky do të jetë një investim i qeverisë dhe Bashkisë së Beratit.”

Nga Berati, kryeministri Edi Rama paralajmëroi nismën më të re qeverisë shqiptare në mbrojtje të trashëgimisë kulturore: “Qeveria jonë do të marrë masa konkrete për të ndaluar rrënimin. Që këtë javë shpallim bllokimin e çdo ndërtimi në Gjirokastër, Krujë dhe Berat për të vlerësuar maksimalisht trashëgiminë kulturore.”

Kryeministri Rama preferoi ta gdhëndë vetë gurthemelin e nisjes së punimeve të këtij bulevardi.

Këshilli Bashkiak i qytetit të Beratit i akordoi drejtuesve të Fondit Shqiptaro-Amerikan titujt Qytetarë Nderi.

/ Top Channel

Ky zë u postua te ART/KULTURE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s