Angli, shqetësim krimi shqiptar

Burimet e sigurisë në Britani theksojnë se Shqipëria dhe Turqia përbëjnë shqetësim për krimin e organizuar në Britani. Ndërkohë që kërcënimi më i madh vjen nga vende si Nigeria, Pakistani, Rumania, Polonia dhe Lituania. 

Sipas një studimi zyrtar për botën e krimit në Britani, një e treta e grupeve të organizuara të krimit përbëhen nga të huaj. Raporti publikohet në prag të krijitmit të Agjensisë Kombëtare të Krimit, ose e ashtuquajtura “FBI-ja britanike”,e cila do të ketë një buxhet prej 450 milionë sterlinash.

Nga 37 mijë pjesëtarët e grupeve kriminale, sipas Ministrisë së Brendshme “Home Office”, rreth 7 400 janë kriminelë të huaj me rrezikshmëri të lartë, njofton ‘Sunday Times’ e Londrës. Ministrja e Brendshme britanike, Theresa May, do të njoftojë të hënën se agjensia e re do të synojë identifikimin, eleminimin dhe deportimin e kriminelëve të huaj të përfshirë në krimin e organizuar që i kushton Britanisë rreth 34 miliardë sterlina çdo vit.

Në masat e reja do të përfshihen deportimi i mijëra kriminelëve përpara se ata të ndiqen penalisht. Siç shkruan edhe tabloidi ‘Daily Mail’, forcat britanike të sigurisë janë të shqetësuara edhe për krimin e organizuar shqiptar. Në muajt e fundit vihet re një shtim i aktivitetit të grupeve dhe sindikatave shqiptare të drogës. Aktualisht janë duke u zhvilluar disa procese gjyqësore ndaj sindikatave shqiptare që merren me shpërndarjen e drogës nëpër qytetet angleze, aktivitet që kap vlerën a disa dhjetëra milionë sterlinave.

/ Top Channel

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s