Nesër Kuvendi i ri, shumica e deputetëve juristë dhe biznesmenë

  • Anatomia e trupës parlamentare të legjislaturës së XIX-të. Profesionet e reja të ligjvënësve.
  • Shtohen gazetarët dhe rinjtë që kanë studiuar jashtë vendit kryesisht për shkenca politike

Juristët dhe biznesmenët kryesojnë listën e profesioneve të ligjvënëseve që do të betohen nesër në Kuvend. Në një vëzhgim të CV-ve të tyre vihet re numri i madh i të zgjedhurve të cilët edhe pse kanë pasur një fakultet të parë nuk kanë lënë pas dore dhe marrjen e një tjetër diplome, asaj të Juridikut. Të gjitha forcat partiake duket se kanë treguar mjaft kujdes në përzgjedhje të emrave që do të hartojnë tashmë ligjet e reja të vendit. Ndërkohë që nuk mungojnë as gazetarët, pedagogët,  apo të shkolluarit në Akademinë Ushtarake dhe Inxhinieri.

Profesioni i deputetëve

Kuvendi i ri i Shqipërisë ka shtuar edhe më tej numrin e të shkolluarve në Fakultetin e Drejtësisë apo njerëzve që vijnë nga fusha e biznesit. Në krahasim me katërvjeçarin 2009-2013 ky numër është shtuar sërish ndërkohë që është shumëfishuar në krahasim me mandatin 2005-2009. Kjo duket se do të lehtësojë punën e subjekteve politike në komisionet parlamentare të cilët tashmë mund të kenë në përbërje të tyre njerëz të specializuar në fushat përkatëse ku ata janë përqendruar. Është shtuar dhe numri i ekonomistëve. Në Kuvendin e kaluar kishte gjithsej 19 ekonomistë ndërsa në këtë legjislaturë numri ka shkuar në 22.  Ndërsa në Kuvendin e 2005-2009 kishim 5 gazetarë tashmë do të kemi 8 të tillë. Kuvendit i rikthehen ish-gazetarët Musa Ulqini, Luan Rama ndërsa u shtohet radhëve dhe Alfred Peza edhe pse arsimi fillestar i tij është Akademia Ushtarake. Ajo që bie edhe më shumë në sy është shtimi i të shkolluarve jashtë vendit dhe kryesisht në degën e Shkencave politike. Në këtë listë hyn deputetit i ri Erjon Veliaj apo Klajda Gjosha. Edhe pse emra të rinj të dy këta të zgjedhur përkatësisht nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, veç mandatit të deputetit do të mbajnë dhe postin e ministrit përkatësisht Erjon Veliaj do të jetë Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ndërsa Klajda Gjosha do të jetë tashmë Ministre e Integrimit Evropian. Gjithashtu nga radhët e të shkolluarve për Shkencat Politike janë dhe Aldo Bumçi i cili tashmë nga karrigia ministrore do të zbresë në karrigen e deputetit të opozitës dhe Olta Xhaçka që ka fituar të drejtën për një mandat të dytë deputeteje. Matematicienia Lindita Nikolla do të ulet për herë të parë në karrigen e deputetit. Ndërsa rikthehet kimisti Besnik Baraj dhe biokimisja Monika Kryemadhi. Deputetja e LSI-së, Kryemadhi do të ulet për herë të parë në karrigen e deputetit pas 8 vitesh. Akademia e policisë është një tjetër shkollim që duket se shton radhët e ligjvënësve socialistë. Pjerin Ndreu pas një karriere të gjatë në radhët e policisë tashmë do të diskutojë hartimin e ligjeve.  Inxhinieria Elektronike një degë e re por mëse e preferuar në kuadër të zhvillimit të teknologjisë është një tjetër profesion që zotërojnë ligjvënësit e Kuvendit të ri mes të cilëve Gerti Bogdani e Blendi Klosi. Radhës së pedagogëve u shtohet Namik Kopliku dhe Edi Rama, Liljana Elmazi ndërsa bëhet sërish deputet Gjergji Papa. Ndërsa nga aktoret mbetet në Kuvend vetëm Luiza Xhuvani dhe Arben Imami.

Biznesmenët ligjvënës

Kuvendi i ri do të ketë në përbërje të tij 31 biznesmenë. 20 prej tyre hyjnë për herë të parë në Kuvend. Në një vëzhgim të listës së deputetëve  vihet re se PS ka në radhët e saj biznesmenët Fidel Ylli, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Sadri Abazi, Parid Cara, Dashamir Peza, Artan Gaçi, Rakip Suli etj. Ndërsa në listat e PD janë 5 deputet biznesmenë si Bedri Hoxha, Roland Keta, Astrit Velia, Kozma Dashi dhe Gjovalin Kadeli i cili u fut në listat e demokratëve pas largimit nga PS. Lëvizja Socialiste për Integrim nga 16 mandate të fituara 6 i ka nga radhët e biznesit si Lefter Koka apo Agron Çela. Janë shtuar radhët e përfaqësuesve të biznesit dhe me mandatet e fituara nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Përveç kryetarit të saj Shpëtim Idrizit, 4 të tjerët janë përfaqësues biznesi si Tahir Muhedini, Dashamir Tahiri, Omer Mamo dhe Aqif Rakipi.  Po kështu edhe Parti Republikane nga radhët e biznesit ka Agron Dukën ndërsa një tjetër deputet biznesmen, Mark Frroku në parlamentin e ri vjen nga Partia Kristan Demokrate.

Profesioni i ligjvënësve 

Jurist,  32

Biznesmenë, 31

Ekonomistë,  22

Gazetarë, 8

Mjekë, 7

Inxhinierë,  6

Pedagogë, 6

Shkenca Politike, 6

Agronomë, 2 

Matematicienë 2

Kimistë 3

Deputetë dhe profesione

 Pandeli Majko,  jurist

Saimir Tahiri, jurist

Vasilika Hysi, juriste

Ditmir Bushati, jurist

Fatmir Xhafaj, jurist

Lindita Nikolla, matematiciene

Besnik Baraj, kimist

Xhemal Qefalia jurist, Akademia e Policisë, Akademia Ushtarake

Sadri Abazi, biznesmen 

Parid Cara, biznesmen

Spartak Braho, jurist

Artan Gaçi, biznesmen

Pjerin Ndreu,  Akademia e Policisë

Rakip Suli, biznesmen

Milena Harito, Informatikë

Dashamir Peza, biznesmen

Ilir Meta, ekonomist

Klajda Gjosha,  Shkenca Politike

Luan Rama, gazetar

Sali Berisha, mjek

Myqerem Tafaj, pedagog

Majlinda Bregu,  Shkenca Sociale

Halim Kosova, mjek

Florion Mima, ekonomist

Gerti Bogdani, Inxhineri Elektronike

Dashamir Shehi,  agronom

Jorida Tabaku, ekonomiste

Edi Paloka gazetar

Keltis Kruja, jurist

Kastriot Islami, jurist

Ylli Shehu

Tahir Muhedini, biznesmen

Monika Kryemadhi, biokimi

Mimi Kodheli, ekonomiste

Armando Prenga jurist, biznesmen

Arben Ndoka

Aldo Bumçi,  Shkenca Politike

Gjovalin Kadeli, biznesmen

Albina Deda, mjekësi

Fidel Ylli,  biznesmen

Ermonela Felaj, juriste

Eduard Shalsi, ekonomist

Eduard Bejko

Nasip Naço, jurist

Gledjon Rehovica, biznesmen

Genc Pollo, historian

Astrit Veliaj, biznesmen

Mimoza Hafizi, fizikante

Tom Doshi, biznesmen

Paulin Sterkaj, biznesmen

Namik Kopliku, pedagog

Agron Çela biznesmen

Mark Frroku biznesmen

Jozefina Topalli, juriste

Helidon Bushati,  Shkenca Politike

Voltana Ademi mjeke

Nard Ndoka,  jurist

Gjovalin Bzhetaj, ekonomist

Lefter Koka, biznesmen

Blendi Klosi, Inxhinieri Elektronike

Klodiana Spahiu, mjeke

Ilir Beqaj, jurist

Namik Dokle gazetar

Gentian Bejko

Artur Bushi

Eduard Halimi, jurist

Igli Cara, biokimi

Albana Vokshi, inxhinieri

Gent Strazimiri, jurist

Oerd Bylykbashi jurist

Agron Duka, biznesmen

Vexhi Muçmata, jurist

Flamur Noka, mjek

Besnik Dusha, jurist

Alban Zeneli

Shkëlqim Cani, ekonomist

Ulsi Manja

Përparim Spahiu, biznesmen

Sherefedin Shehu,  ekonomist

Bedri Hoxha, ekonomist, biznesmen

Roland , Keta

Edmond Haxhinasto, ekonomist

Bujar Kllogjri

Ben Blushi, gazetar

Damian ,Gjiknuri, jurist

Evis Kushi, ekonomist

Alfred Peza, gazetar

Taulant Balla, Shkenca Politike

Musa Ulqini, gazetar

Arben Imami aktor, jurist

Eduard Selami, filozofi

Ardian Turku, pedagog

Luçiano Boçi, Gjuhë-Letërsi

Aqif Rakipi, biznesmen

Luan Duzha

Piro Kapurani, biznesmen

Bashkim Fino, ekonomist

Arta Dade, arsimtare

Olta Xhaçka,  Shkenca Politike

Ilirian Pendavinji, mjek

Ilir Xhakolli, biznesmen

Ylli Ziçishti, mjek

Ridvan Bode, ekonomist

Eleina Qirici

Edmond Spaho, ekonomist

Fatmir Mediu, inxhinier 

Gjergji Papa, pedagog

Petrit Pasili, mjek

Robert Bitri, Agronomi

Gramoz Ruçi, arsimtar

Erion Braçe, ekonomist

Eglantina Gjermeni, pedagoge

Ilirjan Celibashi, jurist

Armando Subashi, jurist

Arben ,Çuko, Akademia Ushtarake, jurist

Piro Lutaj, Akademia Ushtarake, jurist

Majlinda Bufi, biznesmene

Ervin Koçi, bankier

Sokol Olldashi, gazetar

Mesila Doda, jurist

Kozma Dashi, biznesmen

Shpëtim Idrizi ekonomist, jurist

Omer Mamo, biznesmen

Vangjel Tavo, mjek

Arben Ahmetaj, ekonomist

Erion Veliaj,  Shkenca Politike

Anastas Angjeli, ekonomist, biznesmen

Genc Ruli, ekonomist

Edi Rama, pedagog

Valentina Leskaj, pedagoge

Koço Kokëdhima, biznesmen

Luiza Xhuvani, aktore

Fatmir Toçi, botues

Andrea Marto,biznesmen

Shkëlqim Selami, biznesmen

Vangjel Dule, gjuhët e huaja

Astrit Patozi, gazetar

Arben Ristani, jurist

Liljana Elmazi, pedagoge

Dashamir Tahiri, biznesmen

Roland Keta, biznesmen

Deputetë për herë të parë, 55 emrat e rinj

55 të zgjedhur nga votuesit më 23 qershor do të ulen për herë të parë në karrigen e deputetit. Në listën e të rinjve është kryesocialisti njëherësh kryeministri i zgjedhur, Edi Rama i cili ka fituar mandatin e deputetit në Vlorë. Po nga ky qark vjen për herë të parë në Kuvend dhe Koço Kokëdhima dhe Andrea Marto. Nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim vjen Shkëlqim Selami dhe nga Partia Demokratike Liljana Elmazi e Arben Ristani. Erion Veliaj është deputet i ri që  përfaqëson socialistët e Gjirokastrës, ndërsa rikthehet në parlament pas 8 vjetësh Anastas Angjeli. Ndërkohë në Shkodër, socialistët përfaqësohen me dy deputetë  të rinj Mimoza Hafizin e Sahit Fishtën ndërsa Partia Demokratike  me Helidon Bushatin e Voltana Ademin dhe Lëvizja Socialiste për Integrim me Agron Çelën. Një deputet i ri është dhe Mark Frroku, që përfaqëson Partinë Kristian Demokrate shqiptare. Emrat e rinj të demokratëve në Tiranë janë Keltis Kruja, Jorida Tabaku, Halim Kosova. Nga republikanët Ylli Shehu dhe nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Tahir Muhedini. Një deputet i ri është Vexhi Muçmata, që  përfaqëson socialistët në Kukës, kurse në grupin e demokratëve është deputet i ri Alban Zeneli. Nga qarku Dibër vjen një deputet i ri socialist Ulsi Manja, Përparim Spahiu i  Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe demokrati Roland Keta, ish kryetar i bashkisë Bulqizë. Ligjvënësit e rinj që janë zgjedhur në qarkun e Elbasanit janë të majtët Alfred Peza dhe Evis Kushi, nga Lëvizja Socialiste për Integrim Edmond Haxhinasto e Bujar Kllogjri. Ndërsa Partia Demokratike ka rikthyer në karrigen e deputetit Eduard Selamin. Në qarkun Lezhë emrat e rinj të koalicionit fitues janë Arben Ndoka, Monika Kryemadhi ndërsa nga Partia Demokratike Albina Deda. Në listën e Durrësit  janë të rinj Gentian Bejko e Artur Bushi, ndërsa nga demokratët ka siguruar mandatin e deputetit Oerd Bylykbashi, shef i kabinetit të kryeministrit  Sali Berisha. Është rikthyer Agron Duka, por këtë herë deputet në siglën e republikanëve. Në Tiranë janë emra të rinj që përfaqësojnë Partinë Socialiste si Parid Cara, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Lindita Nikolla. Kurse për Lëvizjen Socialiste për Integrim, është emër i ri Klajda Gjosha. Në këtë qark morën mandat deputeti dy të rinj që përfaqësojnë njëri Partinë Republikane dhe tjetri Partinë Drejtësi, Integrim e Unitet përkatësisht, Luan Duzha, e Aqif Rakipi. Qarku i Beratit ka sjellë në Kuvendit e ri dy emra deputetësh, Eduard Bejkon dhe Selfo Kapllanin, kurse demokratët nga dy të fituara kanë emër të ri Astrit Veliajn.  Në Korçë janë deputet të rinj për Partinë Socialiste Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti dhe për Lëvizjen Socialiste për Integrim  Piro Kapurani, për demokratët është emër i ri  Eleina Qirici. Në Fier në 9 mandate të partisë socialiste janë katër të rinj Arben Çuko, Majlinda Bufi, Ervin Koçi e Ilirian Celibashi. Dy mandatet e LSI-së në këtë qark janë Petrit Vasili dhe Robert Bitri. Demokratët nga katër mandate ku një është Shpëtim Idrizi ka emër të ri Kozma Dashin, por Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka arritur të marrë një mandat në këtë qark, dhe do të ulet në sallën e Kuvendit Omer Mamo.

 Kompjuter për çdo deputet, Topalli boshatis në ikje, arkën e Kuvendit

Salla e Kuvendit të Shqipërisë rinovohet sërish. Ndryshimi i radhës është po aq i dukshëm sa rindërtimi nga fillimi i sallës ku zhvillohen seancat plenare edhe pse këtë herë përqendrimi ka qenë tek shtimi edhe më tej i teknologjisë. Tashmë çdo deputet do të kontrollojë draftet jo më duke marrë në dorë një mal me shkresa por në kompjuterin personal që do të ketë secili përpara. Kryeparlamentarja Jozefina Topalli duket se në largim e sipër ka bërë dhe një shpenzim të fundit duke boshatisur edhe më tej arkën e Legjislativit. Ky është rinovimi i tretë brenda një mandati katërvjeçar. Vendimi  për rindërtimin e Kuvendit të Ri të Shqipërisë i cili u diskutua gjatë në legjislaturën 2009-2013 madje u bë dhe një konkurs ku u zgjodh projekti më i mirë duket se sërish nuk ka penguar kryerparlamentaren në ikje të bëjë një tjetër investim në një sallë që u përfol se do kthehet në teatër.

Bluzat e bardha që kthehen në ligjvënësit e rinj

Kuvendi i Shqipërisë do të ketë në radhët e tij edhe më shumë mjekë se në mandatin e kaluar. Bluzat e bardha duket se kanë vendosur të largohen nga profesioni i tyre në shërbim të shëndetit të qytetarit për tu ulur në karrigen e deputetit për katër vite me radhë. Në mbledhjen e parë të Kuvendit të Shqipërisë e cila zhvillohet ditën e hënë do të ulen për herë të parë si deputetë, Halim Kosova, Ilirjan Pendavinji dhe Ylli Ziçishti. Posti që mbajti Halim Kosova, edhe pse jo për një mandat të plotë duket se i ka pëlqyer mjaftueshëm sa të vendosë të largohet nga profesioni për tu ulur në karrigen e ligjvënësit. Ziçishti është një tjetër emër që edhe pse me një karrierë të gjatë si kirurg vendos të lërë profesionin për tu ulur karrigen e deputetit. Nuk mbetet jashtë legjislativit dhe Sali Berisha i cili prej vitesh tashmë e ka lënë profesion edhe pse vazhdon të njihet nga të gjithë si “Doktori”. Por doktori këtë herë ndryshe nga 8 vite rresht, do të ulet në Kuvend thjesht në karrigen e deputetit opozitar dhe jo më atë të kryeministrit.  Ndërkohë që rikthehen sërish në këtë pozicion edhe mjekët Vangjel Tavo, Petrit Vasili, Klodiana Spahiu dhe Flamur Noka. 

Shekulli

Ky zë u postua te POLITIKE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s