Kuvendi i Serbisë voton pro marrëveshjes me Kosovën

Beograd-Në seancën e veçantë të Kuvendit të Serbisë, në të njëjtën kohë me raportin e Qeverisë serbe për bisedimet Prishtinë-Beograd, 173 deputetë votuan pro marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, 24 kundër, ndërsa pesë të tjerë abstenuan.

Miratimi i raportit edhe i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën erdhi pas një seance të mbushur me debate që zgjati mbi dhjetë orë. Kryeministri serb Ivica Daçiç tha në parlament se marrëveshja e Brukselit është rast që Serbia të provojë në një mënyrë tjetër që të mbrojë interesat e veta kombëtare e shtetërore.

Ashtu siç paralajmëruan, kundër marrëveshjes kanë votuar deputetët e Partisë Demokratike të Serbisë, si dhe disa deputetë nga Kosova nga partitë tjera. Marrëveshja midis Kosovës e Serbisë u arrit në raundin e dhjetë të bisedimeve në Bruksel.

/Shekulli Online/

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s