Miku im me vjen turp që po të shkruaj!

Untitled-1Miku im më vjen turp që  po të shkruaj!

Miku im… ti linde herët, atëherë kur ne ishim të pazhvilluar, kur ne ishim injorantë në shumë aspekte të jetës, kur ne ishim të verbër, kur ne nuk kishim dalë nga “shpella”. Ti erdhe me vështirësi dhe si ty qe e vështirë të gjeje në atë periudhë miku im! Kur ti linde, u gëzua dhe u mahnit gjithë njerëzimi. Aq të dëshironin sa nuk e ke idenë. Në fllim qe i vogël dhe i pakët por më vonë u shëndoshe dhe u zbukurove. Miku im…përpara teje njerëzit flisnin e flisnin dhe mundoheshin të mos harronin asgjë, por qe e pamundur sepse memoria njerëzore herë humbet dhe herë eleminohet. Historia jote qe aq e bukur sa ne sot e kujtojmë me lot në sy! Ardhja jote në jetë qe në kushte tepër të vështira materiale. Por qe një hap i madh për njerëzimin mbarëbotëror!

Miku im…ti qe aq i dashur dhe i ndaluar njëkohësisht sa për ty në një periudhë në Europë ndalohej shumfishimi dhe të të kishin shtresat e ulëta, veç shtresat e sipërme të mbanin. Qe një peiudhë që për ty u dogjën njerëz në turrën e druve, qe një përiudhë që për ty gjymtoheshin njerëz sepse të mbanin në shtëpi. Qe një periudhë që kishte uri dhe etje për ty! Miku im… ti je ai që shumë të dëshiruam, sepse na dhe dije e gjithçka që ne sot pëdorim, falë teje e shpërndamë dijen dhe eksperiencen që na dhe. Miku im… ne rendnim drejt teje edhe po të ishe larg, edhe ne shi e breshër, edhe në kohë lufte e paqeje. Qe një përudhe e artë për ty, qe një periudhë që ne u dashuruam me ty, qe një përiudhë ku ti shëtiteshe me qerre, e karroca luksoze dhe shkoje gjithandej, me një fuqi dhe dëshirë të paparë. Balzaku tek ty jeton akoma se për ne të gjallët është i vdekur!

Miku im… kohët kaluan… sinjali i radios pushtoi boten. Njerëzit për një moment thanë se ti do zbeheshe por ja që ata qene vardisur pas teje në ato ecejake varfanjake dekadash! Dekada të tjera ti qe i preferuari im, une nuk te lashë! Sfidues i madh u tregove or mik! Ti qe ai, që unë të mbaja më mirë se veten, donjeherë kur lagesha apo digjesha. Ti qe ai, që ne të mbajtëm në gojë kudo uleshim për kafe dhe bisedonim, kudo kuvendonim dhe kudorrinim. Ti miku im, na dhe dritë, na dhe imagjinatë, na dhe jetë, na mësove se ç’qe dashuria, jeta, vdekja, filozofia, teknika dhe mjekësia. Ti ndave gjithçka me ne!

Miku im… televizioni erdhi shpejt dhe une u morra me të shumë, kjo modë e re me zë dhe figurë na mahniti dhe na çuditi. Unë dhe shokët e mi u larguam nga ty, filluam ti merrnim shabllon dhe ti pertypnim shpejt ato qe ti na thoje aq bukur me doza të vogla. Dëshira për tu marrë me ty qe e vakët shumë. Shpejt ne u larguam brutalisht dhe gati gati fshehurazi prej teje me një shpejtësi të vakët! Tinez dikush vazhdoi dhe vazhdoi deri edhe më vone një dekadë para se unë po shkruaj. Kaloi një kohë që veç për studime shkencore të të kërkonim ne, dhe të të kërkojmë në kët kohë. Jemi një përqindje shumë e vogël që ne të kërkojmë ty.

Miku im, jam i turpëruar përpara teje sot! Jam i zhgënjyer nga vetja dhe shokët e mi. Më vjen keq të të them se pasi doli interneti unë të kam braktisur! Të kam hedhur diku dhe të ka mbuluar mermimangat e zeza. Pluhuri të ka mbuluar dhe unë as që të shoh kur kaloj nga ty. Kjo periudhë është shumë e vështirë për ty, unë e kuptoj, por ja që ky interneti më tërheq aq shumë sa se ke idenë. Shoket e mi janë në një mendje me mua, ne si brez jemi të destinuar të shkeputemi totalisht prej teje dhe të humbasim kohën me keto risitë e shekullit.

Miku im… të shoh të dëshpëruar tek zvarritesh i gjakosur nga moskujdesi në këtë mestetori ku unë tentoj të të marr, por përsëri stepem dhe eci me një përtaci të theksuar drej teje! Miku im.. kam frikë se sot ti përveçse je i pakërkuar, ti je bërë edhe shumë komercial. Po shtohesh shpejt por dukesh i pavlerë dhe i shpëlarë përpara meje. Miku im…ne sot të shohim si të pavlerë dhe të lodhshëm, ne të shohim si diçka e tepërt dhe jashtë mode në këtë botë. Miku im… mendoj se pas 3 dekadash ti do jesh zhdukur, ty s’do të të njohë brezi i viteve 40 të këtij shekulli, ty s’do të prekë njeri më me dorë dhe s’do të ndejë erën e plumbit dhe të celulinës. Teknologjia bën të vetën por po më duket se në lidhje më ty po na dëmton paksa shumë. Njerëzit janë bërë më të ftohtë, më pasivë, më jokreativë e për më tepër imagjinata dhe reflektimi është në gjendje të mjerueshme sot. Ne njerëzit po kthehemi në robotë përcjellësh mesazhesh. Qindra njerëz që të sollën në jetë sot qajnë nga parajsa për ty, kur mendojnë sakrificat e bërjes tënde, metodat primitive të shumfishimt, përhapjes nëpër botë dhe mësimit të njerëzve me kulturën tënde. Kur mendojnë se sa ndihmë i dhe kësaj rrace njerëzore, kur mendojnë se sa dritë i dhe ti kësaj bote!

Miku im edhe pse unë të kam injoruar përsëri kam nostalgji për ty dhe ndonjë ditë kam besimin se do kthehm tek ty si një fajtor pa faj!

Mariglen Gjika 21.10.2012.

Berat

Ky zë u postua te ART/KULTURE. Faqeruani permalidhjen.

Një Përgjigje te Miku im me vjen turp që po të shkruaj!

  1. I bukur shkrimi me ndjenje mendimi,por me i bukur mbetet vleresimi per mikun tim me te mire.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s