Nishani në Bruksel: Shqipëria e meriton marrjen e statusit kandidat në BE

Gjatë fjalës së tij të gjatë në Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, në Bruksel, presidenti i republikës, Bujar Nishani, pasi ka bërë një rezyme të zhvillimeve që ka ndodhur në vendin tonë gjatë 22 vjetëve të fundit, ka shprehur besimin e tij të plotë se ka ardhur momenti që Shqipëria tashmë të marrë statusin e vendit kandidat në BE.

“Gjatë këtyre dy dekadave, Shqipëria dhe shoqëria shqiptare pësuan transformimin më të thellë, më të gjerë dhe më intensiv në historinë mijëravjeçare të kombit të vjetër shqiptar. Vendi i rekordeve në shkeljen e lirive të njeriut është sot në timonin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës, këtij tempulli evropian të të drejtave të njeriut. Shqipëria, e njohur për armiqësinë e saj fanatike ndaj Perëndimit, është sot anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe, aktualisht, ndihmon me trupa për paqen në Afganistan e gjetkë. Ajo, nga konsumatore e dikurshme është shndërruar kështu në kontributore për sigurinë e këtyre vendeve, të rajonit e vendeve demokratike. Dikur, një vend tërësisht i izoluar, tashmë pret me besim marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, bazuar në meritë, ndërsa qytetarët shqiptarë, lëvizin të lirë, pa viza në Europë”, u shpreh Nishani.

Nga ana tjetër, Nishani ka theksuar se Presidenca shqiptare e Komitetit të Ministrave të Këshilliit i Europës i jep një shans të madh vendit tonë për të dhënë kontributin në fusha të rëndësishme si mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, në forcimin e demokracisë dhe të shtetit ligjor, si edhe në stabilitetin dhe paqen në rajon, i cili sipas presidentit është duke u integruar drejt BE.

“Ballkani Perëndimor është sot i gjithi i orientuar drejt integrimit europian dhe, veçanërisht, bashkëpunimi rajonal përbën një instrument shumë të rëndësishëm të zhvillimit shumëdimensional të këtij rajoni, në funksion të përshpejtimit të synimit të përbashkët eurointegrues të vendeve tona. Politika e jashtme e Republikës së Shqipërisë është e orientuar drejt angazhimit maksimal në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimit të rajonit. Shqipëria nuk ka probleme të hapura me asnjë nga vendet e rajonit”, theksoi presidenti Nishani.

Ai është ndalur më tej edhe në çështjen e Kosovës, ku ka kërkuar implikimin e Këshillit të Europës në këtë vend “për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit ligjor, për t’i ofruar një perspektivë europiane të gjithë qytetarëve që banojnë atje”. Nishani ka nënvizuar faktin e tashmë çështja e pavarësisë së Kosovës është një realitet dhe një faktor i rëndësishëm i stabilitetit në rajon.

“Kosova po dëshmon në vazhdimësi angazhim serioz drejt konsolidimit të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të saj territorial. Ajo ka ngritur institucione demokratike shumetnike gjithëpërfshirëse, tërësisht funksionale në gjithë territorin e vendit, duke na dëshmuar të gjithëve përgjegjshmëri dhe vizion për të lënë pas një të kaluar të hidhur e për t’u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve nën territorin e saj të ndërtojnë të ardhmen e familjeve e fëmijëve të tyre. Dhe këtij synimi për të parë drejt të ardhmes i shërben edhe rinisja e shpejtë e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të ndikonin në normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve”, tha presidenti i republikës para Asamblesë së KE.
4 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s