“Jo”-ja drejtuar Romney-t arrin numër rekord komentesh në Twitter

SHBA: Debati politik i zhvilluar mes dy kandidatëve për presidentin e ardhshëm të Amerikës, Barack Obama dhe Mitt Romney, ka qenë ngjarja politike më e komentuar në Twitter

Gjatë 90 minutave të debatit, janë regjistruar në total rreth 10,3 milionë komentues, të cilët shkruanin përshtypjet e tyre në rrjetin social.

Ndërkohë që kurora e artë me 158.690 komentues ka shkuar për moderatorin, pikërisht në momentin kur ai i është përgjigjur “jo”, Romney, pasi donte të kalonte në një temë tjetër.

Presidenti aktual, Obama ka regjistruar rreth 152.000 komente në minutë, në momentin kur pretendoi se kishte ende edhe ‘5 sekonda’, për të përfunduar një përgjigje.

Ky është i pari debat, ndër tri debatet që janë caktuar deri ditën e zgjedhjeve.

Të dy konkurrentët u përqendruan kryesisht në ekonominë amerikane, kujdesin shëndetësor dhe rolin e qeverisë në jetën e përditshme të amerikanëve.Shumë analistë mendojnë se zoti Romni u paraqit më mirë se rivali i tij Obama, i cili ishte kryesisht në pozita mbrojtëse.

Të njëjtën gjë tregojnë edhe disa anketa të zhvilluara menjëherë pas debatit.Debati i tretë dhe i fundit, që do të zhvillohet më 22 tetor, do të përqendrohet kryesisht në politikën e jashtme.

/BBC\Shekulli Online

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s