Facebook, tejkalon 1 miliard përdorues, tenton tregje të reja.

Facebook tani ka më shumë se një miliard njerëz që e përdorin çdo muaj, është shprehur kompania. Kjo arritje është njoftuar nga themeluesi i facebook-ut, Mark Zuckerberg, sot në një kanal televiziv amerikan. Arritja është deklaruar duke marr për bazë, se këto billion përdorues, janë përgjegjës për 1.13 trillion “likes”, 219 miliard fotiografi, dhe 17 miliardë lokacione.  Sajti, i cili është publikuar për herë të parë në 2004, tani është duke kërkuar për tregjet të reja, të vendeve  në zhvillim, për tu shpërndar edhe më tej tek përdoruesit. “Nëse jeni duke e lexuar këtë: ju falënderoj që më keni dhënë mua dhe ekipit tim të vogël, nderin që t’ju shërbej juve. Të ndihmosh që biliona njerëz të komunikojnë mes tyre, është një gjë e mrekullueshme, kjo më bën që të jem krenar” ka shkruar Zuckerberg në një  përditësim të statusit në facebook. Statistikat e fundit tregojnë që ka 600 milion, nga 552 million që ka pasur në qershor të këtij viti, që aksesojnë sajtin nëpërmejet mjeteve të lëvizshme, siç është edhe celulari. Që nga fillimet e hershme në Universitetin e Harvardit, përdoruesit e Facebook-ut, kanë miqësuar njëri-tjetrin plot 140.300.000.000 herë. “Për kompanin e FB, sfida kryesore nuk është që të rrisi numrin dhe aplikimet, por që të thellojë dhe pasuroj angazhimet” është shprehur Eden Zoller, analist kryesor në një firmë kërkimore të teknologjisë.

\BBC\Shekulli Online

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s