Ashton i kumton Beogradit tetë parimet për Kosovën

BEOGRAD – Nga qarqe diplomatike kanë arritur sinjale se Catherin Ashton ka njoftuar Tomislav Nikloç mbi parimet e vazhdimit të dialogut Beograd-Prishtinë, njoftojnë mediat e Beogradit.

“Ashton i ka kumtuar Nikoliçit tetë parimet për negociata, dinamikën e përgjithshme dhe formatin e bisedimeve. Beogradi duhet të jetë i gatshëm për bisedime deri më 20 tetor, sepse çdo gjë duhet të jetë gati para zgjedhjeve presidenciale amerikane. Për Beogradin është e pavolitshme, që dialogu teknik ngrihet mbi atë politik dhe aty do të futen të gjitha çështjet, përfshirë edhe veriun, për të cilin Ashton thotë se, duhet të bisedojnë serbët e veriut dhe Prishtina. Në fund do të verifikohen marrëveshjet, ndër të cilat edhe normalizimi i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë. Njëkohësisht në takim me Ashtonin, Nikoliç ka kuptuar se, askush nuk e detyron për hyrë në BE, por është çështje vendimtare “NATO ose asgjë”, ka thënë thotë Dushan Janjiç për ‘Danas’.

Ai pret që, nën siglën e “bisedimeve teknike”, të flitet jo vetëm për institucionet në veri – të cilat do të punojnë sipas ligjeve të Kosovës – por edhe “për kompensimin e investimet në xeherore dhe energjetikë”. Janjiç këtu sheh arsyen pse Nikoliç e do Daçiçin në krye të bisedimeve me Kosovën.

Nga parimet e Brukselit, sipas Janjiçit, siç transmeton media serbe B92, ndër të tjera përfshihen edhe “nuk ka ndryshim të kuadrit të tashëm territorial të Kosovës, që do të thotë se nuk ka ndarje, nuk ka presion për pranim zgjidhjesh dhe as dhunë si përgjigje me mospajtimet për zgjidhjet e arritura“. Negociatat duhet të avancojnë pozitën e bashkësisë serbe në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut dhe të drejtave të minoriteteve me një zgjidhje përkatëse për Veriun.

Janjiç thotë se parimet e BE dhe koncepti i dialogut në pjesë të madhe përfshijnë propozimin katër pikësh të Tadiçit, i cili si çështje kryesore përmban: status të posaçëm për Veriun, garanci për serbët që jetojnë në enklava, status për kishat më rëndësishme serbe, si dhe çështja e pasurisë së qytetarëve të Serbisë në Kosovë. 

/Koha Ditore/Shekulli Online

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s