Kadare: Nexhmija gënjen, ju po e mbroni

Bisedoi: Flamur Vezaj

Kjo bisedë është bërë më datë 19 shtator 2012, në orët e mbrëmjes në linjë telefonike. Nga redaksia e “Shekullit” është telefonuar banesa e z.Kadare në Francë. Shkrimtari u është përgjigjur pyetjeve në mënyrë disi nervoze dhe në fund ka kërkuar që biseda të mos botohet me premtimin që do dërgonte përgjigje të tjera via-mail. Pyetjet janë ridërguar po atë natë. Z.Kadare ka refuzuar të përgjigjet, duke mos kthyer asnjë përgjigje as në linjë telefonike as për 3 emaile të tjerë pasues të dërguar pas 19 shtatorit nga redaksia. 

Mirëmbrema. Familja Kadare? Më falni, unë jam Flamur Vezaj, gazetar i “Shekullit”. Doja të flisja me z.Kadare. (pas prezantimit, nis biseda) – Zoti Kadare, unë kam ndjekur procesin gjyqësor për çështjen e dorëshkrimit dhe sot kemi botuar ato letrat që janë paraqitur si prova nga pala e paditur…

Nuk dua të merrem me një kriminele… Nuk kam dëshirë të flas me thënë të drejtën. Shkrimin tuaj e pashë dhe të tjerët nuk e di çfarë kanë bërë…

Unë kam botuar edhe prononcimin e avokates, të bërë dje në sallën e gjyqit.

Keni nxjerrë vetëm anën e keqe. Keni theksuar shumë, si të thuash anën e keqe të kësaj çështjeje, anën e pabesueshme, anën absurde…

Nuk e di nëse e keni ndjekur shtypin, por ne kemi botuar edhe kërkesë-padinë paraqitur në Gjykatë nga avokatja juaj, e kemi botuar të plotë, siç ka qenë!

Kërkesë padinë e ka bërë avokatja. Mirë dakord. Nuk e kam parë unë. Përshtypja që kam për shkrimin në gazetën tuaj… Ju keni theksuar këtë anën e keqe. I mbani njëfarë ane kësaj gruaje që, është e drejta juaj të mbani cilën anë të doni. Nuk ka nevojë unë nuk ndërhyj po… Këtu është një shkrimtar që ka një dorëshkrim dhe është një grua që thotë një gjë absurde, thotë ma ka dhënë thotë, unë nuk kam dokument që ma ka dhënë, por ai ishte dashamirës dhe kërkoi që të ndërhyja për një shtëpi. Ju nuk thoni apartament, por një shtëpi të madhe. Unë kam patur një apartament mizerabël 40 metra katrorë. Kam qenë shkrimtar i botuar në gjysmën e Europës në 72-shin dhe detyrohem t’i kërkoj një gjë këtyre njerëzve, një apartament, sepse ata ishin pronarët e gjithçkaje. Më kuptoni apo jo. Dhe ju shkruani këtë gjë pa gajle fare si një gjë normale. Sigurisht, ajo ishte një padrone. Duhet t’i jepte ajo apartamentet. Sepse ajo i jepte për njerëzit e kulturës. Pikë. A më dëgjoni apo jo?

 

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s