John Travolta: Të jesh i famshëm, tani më vështirë se kurrë

Ylli i kinemasë amerikane, bashkë me Oliver Stone dhe Salma Hayek është duke prezantuar filmin e ri “Savages”

FigurëHyrja e John Travolta-s në dhomën e hotelit është e stilit “Blues Brothers”: i lë kapelën e zezë një asistenteje, heq syzet e diellit. Pastaj ulet dhe tregon ngadalë aventurën e tij në filmin e ri të Oliver Stone “savages” që pritet të shfaqet në kinematë europiane në fund të muajit tetor ku interpreton një njeri të keq, një agjent antidrogë që luan një lojë të pistë të dyfishtë. Regjisori Oliver Stone e ka cilësuar një aktor-balerin dhe ai për të shpjeguar “se si kërcimi të mëson të kesh kontrollin e  personazhit që duhet të interpretosh”, ngrihet dhe performon: ja ecja me shpatullat e mbajtura drejt si te “Pulp Fiction” e deri tek ecja e agjentit të korruptuar Dennis në filmin e ri “Savages”. “Një personazh të cilin e kam pëlqyer shumë. Jam futur thellësisht brenda tij për të dalë sa më mirë”, tregon ai.

Që nga filmi i parë kanë kaluar plot 35 vjet. Travolta në gjithë këto vite i ka provuar të gjitha: ka njohur suksesin, dështimin dhe ringritjen. Ka pasur gjithë forcën dhe fantazinë për të reaguar dhe për të ecur para. Teksa flet e qesh, parapritur fytyra e tij përshkohet nga një ndjenjë melankolie: në thellësi të zemrës sime mendoj se ky është momenti më i keq për të qenë të famshëm”. Akuzat dhe gënjeshtrat (ngacmime masazhueseve, raporte homoseksuale) që e ndjekin në media janë argumente tabu, por dhimbja dhe sikleti kur e pyet për të tilla gjëra duken hapur.  “Ekziston një masivizim i komunikimit përmes internetit me të dhëna të gabuara dhe informacione të manipuluara. Si një lloj kanceri që shtohet çdo ditë e më shumë. Për më tepër ti nuk mund të bësh asgjë, dhe kjo është vërtet e frikshme. Të korrigjosh gabimet, ta mbushësh boshllëkun me të vërteta bëhet një punë konstante. Por në një farë pike duhet të heqësh dorë, sepse përndryshe shkon drejt çmendurisë. Duhet të jesh i fortë, i përqendruar dhe duhet të ecësh përpara”. Dhe vetë Travolta ecën përpara duke u bërë më i mirë, duke u përmirësuar gjithmonë: në filmin “Savages” është më i miri në fushë: agjenti që ia interpreton Dennis është “deux ex machina” në përplasjen mes dy kalifornianëve kultivues të marijuanës dhe të fejuar me të njëjtën vajzë (Blake Lively) dhe karteli meksikan i drogës drejtuar nga “La reina” Salma Hayek.

 

Personazhi juaj është më qendror krahasuar me librin e Don Winslow nga i cili është marrë subjekti i filmit?

Prej vitesh doja të punoja me Oliver Stone. Pranova menjëherë pastaj zbulova se roli i Dennis-it ishte akoma më i mirë se në roman. Bëra kërkime, takova një agjent të vërtetë antidroge. E kam konceptuar rolin e Dennis si një kameleon që transformohet çdo herë që përshtat mënyra dhe gjuhë në raport me kalifornianët  apo trafikantët e drogës.

Ke punuar shumë edhe në aspektin fizik, me gjuhën e trupit…

Po. Në libër personazhi kishte çizme dhe veshje të ndritshme. Ndërsa unë ndërtova një tjetër personazh, paska të çmendur. Por edhe shumë herë më të frikshëm. Nëse e kupton Dennis-in kur shfaqet për herë të parë në film e kupton kollaj gjithë rrugëtimin e tij: kriminalitetin, punën e infiltruar, sekretet e tij të shumta.

Interpretimi yt nis nga mimika…

Çdo njeri ka lëvizjet dhe stilet e tij unike. Mjafton një imazh për të përcaktuar një personazh. Një kritik shkroi që edhe baleti në “Pulp fiction” dukej një pikturë e Picassos, dhe kishte qenë pikërisht ky imazhi nga ku isha nisur: lëvizje kubiste, një performancë e artit modern.

Ke talent për të interpretuar role negative në kinema…

Jo, kam shumë dëshirë t’i ndërtoj vetë këto personazhe. Më pëlqen t’u jap jetë, edhe pse në jetë nuk do i frekuentoja. Të tregoj karakteristikat e tyre është mënyra ime e të qenët kreativ.

Ju keni një karrierë të gjatë. Çfarë këshillash do t’u jepje të rinjve?

Gjërat ndryshojnë, në mënyrë definitive. Nëse luan në violinë duhet të ndjekësh meloditë e reja dhe të shkosh ku të çojnë. Por mbi të gjitha duhet të jesh vetvetja. Të mos i lejosh të tjerët të transformojnë, të vendosin për ty. Sepse nëse pastaj gabon kjo është e tmerrshme. Nuk jam penduar për zgjedhjet e mia të gabuara, por vetëm për herët që i kam lënë të tjerët të vendosin për mua.

Ju keni dy pasione të mëdha: fluturimin dhe aktrimin..

Në moshën 4-vjeçare nga shtëpia ime në New Jersey shikoja fluturimin e ulët të avionëve. Ishte magjepsëse, sidomos natën. I mendoja gjithmonë se transportonin heronjtë drejt aventurave të tyre. Në moshën 15-vjeçare mora leksionet e para, ndërsa në moshën 26-vjeçare drejtoja vetë avionin. Kam 11 patenta. Nuk ka  gjë më të bukur se të shohësh bukurinë e qiellit në kabinën e pilotimit. Ngritja dhe ulja janë plot adrenalinë, por momenti im është atje lart, në mes të qiellit. Dhe mbi të gjitha në paqe…

Gazeta Shqip

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s