Revolucioni i pestë e ka emrin: Windows 8

[B]Pas tre muajsh në dyqane mbërrijnë kompjuterat me paketën e re Os të Microsoft, një ndryshim nga i cili s’mund të kthehesh më pas. Pc, revolucioni i pestë ka një datë, në 26 tetor vjen Windows 8.[/B]

[B]REDMOND[/B]

Ja data e revolucionit të pestë, që mban markën Microsoft: 26 tetor 2012. Data e hedhjes së sistemit të ri operativ, Windows 8, i pari që ndërmarrja e Redmond ka menduar dhe përmirësuar në maksimum edhe tek pjesët e prekshme si ekrani. Lajm që deri tani, Ballmer & c. e kishte përmendur si për në tetor, por pa fiksuar datë. Dhe nga data 26 mund të bëhet upgrade me W8, duke e paguar dhe shkarkuar direkt në sitin e  Microsoft. Gjithmonë nga 26 tetori, Redmond do t’iu lejojë kompanive prodhuese të hedhin në treg kompjutera, tashmë të pajisur me sistemin e ri operativ.

[B]NJË EKOSISTEM I RI [/B]

Upgrade nga Windows Xp, Vista apo 7 do të kushtojë 40 dollarë, por për kë ka blerë një pc me W7 pas 2 qershorit mund të kalojë tek 8, duke paguar vetëm 15 dollarë. Janë shifra shumë më të ulëta nga ato me të cilat Microsoft ka mësuar përdoruesit, sinonim i rëndësisë që ndërmarrja e drejtuar nga Ballmer i jep këtij inovacioni.

[B]REVOLUCIONI I DESKTOP[/B]

Ai i Windows 8 është revolucioni i pestë, pasi Microsoft ka zhvilluar vazhdimisht konceptin e desktop pc, që nga koha e Ms-Dos dhe Windows 3.1. Por ndryshimet e paradigmës nuk ndalen aty:

* Me Windows 95, ‘dritarja’ u bë mënyra e vetme me të cilën përdoruesit në shkallë të gjerë ballafaqoheshin me një sistem operativ;
* Madhështia e Windows Xp nuk vihet në diskutim, duke parë që 11 vjet më pas është ende sistem lider i tregut, kaq i qëndrueshëm dhe efikas;
* Windows 7 zëvendësoi jo shumë të denjin Vista dhe është i vetmi që sfidoi ndikimin e Xp. Sot tregu i desktop ndahet gati në mënyrë të barabartë: 43% kundër 41%.

Por përse W8 do të jetë një revolucion? Për shumë motive. Ky Windows është i pari që nuk vë në plan të parë dhe të vetëm përdorimin klasik të sistemeve Windows, që janë pc desktop apo laptop, ose përdorimin e faqes me tastierë dhe mouse (apo maksimumi trackpad).

Së dyti, një tjetër mënyrë e të parit është sepse ‘touch’ përmirëson përfundimisht prodhimet e Microsoft: paralelisht me evolucionin e sistemeve për smartphone (Windows Phone 7.5 dhe të ardhshmin 8), edhe mbi platformën e re mund të përdoret pa ndërlikime gjithë fuqia e një sistemi Windows.

E treta: nëse forma është përmbajtje (Apple na e mëson këtë), nuk duhet të nënvlerësojmë që ky revolucion është edhe grafik. Zhduk klikimin tek ‘start’ dhe ai zëvendësohet me një stil faqeje, që në Redmond e quajnë Metro i thjeshtëzuar dhe me nëndarje më të mëdha, ku desktopi klasik është një nënivel, por jo më kryesori.

[B]IPAD DRIDHET[/B]

Nëse Apple ka dominuar deri tani tregun me iPad e tij, ka ndodhur sepse ka ndërthurur më së miri përdorimin e stilit me markën. Por iPad për përdorimin business ka ende shumë limite: ja që premtimi për të pasur një pajisjeje të lëvizshme me të njëjtin sistem operativ të kompjuterave fiks është basti i Microsoft. Një Os i vetëm, shumë pajisje dhe funksione, me mundësinë për të pasur nga pas të dhënat. Edhe nëse del që Windows 8 funksionon keq, e vetmja gjë e sigurt është se nuk do të kthehet kurrë pas. Dhe nuk është pak në një botë si teknologjia. Ja pra revolucioni i pestë!

Marrë nga “La Repubblica “

Ky zë u postua te SHKENCE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s