Assad: Siria përballet me pushtues të huaj

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad mohoi që forcat e sigurisë të kenë patur një rol në masakrën e Hulas, ku humbën jetën 108 persona, mes të cilëve 49 fëmijë dhe 34 gra. 

Shume prej tyre ishin qëlluar nga një distancë e afërt ose ishin goditur me thikë. Ai i cilësoi vrasjet si një krim të shemtuar, që mund të kryhet vetëm nga një përbindësh.

Duke folur në Parlament, në një fjalim adresuar kombit, presidenti fajësoi të huajt që po përçajnë Sirinë.

Assad përmendi sërish terroristët, të mbështetur nga fuqitë e huaja, që po krijojnë projektin opozitar. “Vendi po perballet me perpjekjet për ta dobësuar e për t’i shkelur sovranitetin”, tha ai.

Presidenti sirian sheh si të vetmen rrugë për të zgjidhur krizen dialogun politik, por siç nënvizoi, nuk do të negociojë me ata që nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit sirian.

Fjalimi i Assad vjen vetëm pak ditë pasi Liga Arabe i kërkoi Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të ndërhyjë për të ndaluar gjakderdhjen 15-mujore, që vazhdon pavarësisht planit të paqes në fuqi dhe vendosjes së 300 vëzhguesve ndërkombëtarë në vend.

Që prej firmosjes së planit të ndërmjetësuar nga ish-kreu i OKB-së, Kofi Annan, në datën 12 prill, më shumë se 2 300 persona kanë mbetur të vrarë, duke çuar në 13 400 bilancin e viktimave në total.

Një muaj më parë, Assad tha se qeveria e tij ishte në gjendje që të gjente një rrugëzgjidhje për të rikthyer stabilitetin në vend.

”Siria ka qenë në gjendje të përballojë presionet dhe kërcënimet ndër vite dhe do të jetë në gjendje të kalojë edhe këtë krizë, falë fuqisë, përkushtimit, unitetit dhe pavarësisë së popullit sirian”, tha Assad.

Kjo është hera e parë që Presidenti i Sirisë i drejtohet popullit të tij që prej zgjedhjeve të 7 majit, të bojkotuara nga opozita dhe të konsideruara si një farsë nga ndërkombëtarët.

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s