Obama: Ndal luftës në Afganistan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka bërë thirrje për përfundimin e luftës duke iu drejtuar ushtarëve amerikanë në një bazë militare ngjatë vizitës së tij në Afganistan. 

Duke folur një vit pas vdekjes së Osama Bin Laden, kreu i Shtëpisë së Bardhë falenderoi ushtarakët amerikanë dhe parashtroi planet për t’i dhënë fund luftimeve në këtë vend.

Obama u takua me homologun afgan Hamid Karzai, me të cilin nënshkroi marrëveshjen strategjike mbi ardhmërinë e marrëdhënieve dypalëshe. Pakti nënvizon rolin e Shteteve të Bashkuara në Afganistan pas 2014-ës, kur shumica e trupave luftarake të NATO-s duhet të jenë të tërhequr nga vendi.

”Nuk do të rrezikoj amerikanët as edhe një ditë më shumë se sa e kërkon misioni, por ne duhet ta përfundojmë punën që kemi nisur në Afganistan dhe t’i japim fund kësaj lufte në mënyrë të përgjegjshme”, theksoi Obama.

Ky është udhëtimi i tretë i Obamës në Afganistan që prej marrjes së postit. Rrugëtimi i Presidentit amerikan vjen në një moment delikat për marrëdhëniet mes dy vendeve, të tensionuara së tepërmi nga skandalet që kanë përfshirë ushtarë amerikanë, ndërsa nga ana tjetër po shihen mundësitë e bashkëpunimit ushtarak dhe ekonomik përtej 2014-ës. Duke pasur parasysh se pakti i partneritetit strategjik do të firmoset tani, në përvjetorin e Bin Ladenit, zyrtarët amerikanë nxituan ta cilësojnë këtë si një ditë të shënuar për popullin afgan dhe atë amerikan.

Mbi 130.000 trupa nga 50 vende të botës shërbejnë në Afganistan dhe Amerika është kontribuesi më i madh me një forcë ushtarake prej 90.000 vetësh. Lufta e nisur në 2001-in është sot tmerrësisht jo popullore në Shtetet e Bashkuara. Sondazhet e fundit të opinionit tregojnë se 72 % e popullsisë është totalisht kundër saj.

Sulm i talebanëve në Kabul, 6 viktima

Mëngjesin e së mërkurës talebanët kanë kryer një atentat në Kabul që ka shkatuar 6 viktima. Pesë civilë dhe një ushtar nuk i kanë mbijetuar dot sulmit kamikaz.

Talebanët kanë bërë të ditur se sulmi është kryer në formë proteste ndaj vizitës së presidentit të SHBA-së, Barack Obama.

Gjithashtu ata nuk janë dakord me firmosjen e marrëveshjes strategjike mes presidentit afgan Karzai dhe Obamës mbi të ardhmen e vendit.

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s