Partia Socialiste ka zhvilluar një tryezë me temë median, me gazetarë dhe drejtues të kompanive mediatike në Shqipëri, në qendër të së cilës ka qenë dhe liria dhe problematika e medias në vend. 

Në këtë tryezë, kryetari i Partisë Socialiste ka theksuar se për ta mbetet një sfidë e madhe reformimi i Radio Televizionit Shqiptar, sipas standarteve ndërkombëtare, por edhe garantimi i aksesit që duhet të ketë çdo gazetar për të patur informacion mbi dokumentat zyrtare.

Edi Rama tha se për ta mbetet sfidë lufta për t’i dhënë fund presioneve të qeverisë për ndryshimin e linjës editoriale të mediave, çka do të ndryshojë sapo Partia Socialiste të vijë në qeveri.

“Ajo me të cilën përballet sot opozita është vështirësia, mundi dhe sakrifica. Nuk besoj se me këto 3 aspekte të të jetuarit opozitar mund të krijohet ndonjë klientelë, apo ndonjë aspekt mediatik klientelist. Nuk ka lidhje fare opozita me klientelizmin si nocion. Dihet mirë se kush i organizon klientelat”, deklaroi Rama.

Më pas në tryezë u prezantuan edhe rezltatetet e studimit Sfidat e Medias në Shqipëri. Zonja Iris Luarasi ka sqaruar se në këtë sondazh, ku janë pyetur 276 gazetarë në gjithë vendin, ka rezultuar se 48.9% e tyre nuk janë të kënaqur me gjendjen e medias në vendin tonë dhe tendenca e tyre për të ardhmen është skeptike.

“Një pjesë e mirë e të intervistuarve, 48.9 për qind, nuk janë të kënaqur me gjendjen e medias në vend. Krahasuar me një vit më përpara, ata shprehen se nuk ka ndonjë ndryshim, se kjo është një gjendje e njëjtë. Gjithashtu, për shpërndarjen e reklamave shumica, 63.6 për qind, mendojnë se bëhet në mënyrë negative. Po ashtu, nuk ka mendim pozitiv edhe për financimin e mediave dhe zbatimin e kontratave të punës”, deklaroi Luarasi.

T.CH.

Lidhje | Ky zë u postua te SOCIALE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s