Francë, debati televiziv Sarkozy-Hollande

Në vazhdën e një fushate zgjedhore intensive, presidenti francez Nikolas Sarkozy dhe sfidanti i tij socialist, Francois Hollande kanë zhvilluar dhe të parin e të vetmin debat televiziv. Shefi i Elizesë është shfaqur më i ashpër e agresiv, ndërsa rivali socialist ka ruajtur qetësinë, duke rrezatuar një siguri të brendëshme. 

Kjo përballje konsiderohet e një rëndësie kyce përpara balotazhit të së dielës. Për Sarkozinë, ajo mund të jetë shansi i fundit i ripozicionimit në garën e kryesuar nga Hollande. Presidenti, megjithatë, ka shfrytëzuar maksimalisht aftësitë e tij debatuese përballë rivalit që nuk ka asnjë eksperiencë me poste qeveritare.

Debati u transmetua live nga disa stacione televizive dhe arriti një shikueshmëri rekord. Hollande ka goditur në atë që shihet si pika e dobët e kundërshtarit, ekonomia dhe shkurtimet aq të përfolura të shpenzimeve qeveritare.

Sarkozi i mbrojti politikat e tij ekonomike, duke theksuar se nën drejtimin e  tij, Franca që prej 2009-ës nuk ka kaluar asnjë recesion.

Hollande kundërshtoi, duke insistuar se vendi është aktualisht në mesin e një krize serioze dhe po lufton me ngadalësimin e rritjes ekonomike. Ai përmendi nivelin rekord të papunësisë dhe iu referua edhe uljes së Francës në klasifikimet e agjensive të vleresimit të riskut.

Presidenti e sfidoi me kritikat për formulat boshe sic i quajti ai, ndërsa theksoi se i ka marrë gjithmonë përgjegjësitë e veta në cdo situatë.

Kandidati socialist nuk ngurroi të ironizonte: “Me ju është shumë e thjeshtë. Asnjëherë nuk është faji juaj” .

Deri tani, sipas sondazheve më të fundit, preferencat për kandidatët janë 53,5% për Hollande dhe 46,5% për Sarkozinë.

T.CH.

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s