Greqi, zbulohet thesar i madh arkeologjik

Pas një operacioni që ka zgjatur më shumë se 5 muaj dhe që ka përfunduar në pasditen e së dielës, policia greke ka zbuluar një thesar të madh arkeologjik që kishin në duart e tyre anëtarët e një rrjeti të madh tregtarësh të paligjshëm antikash.

Policia i ka hedhur prangat kreut te grupit dhe 43 pjesëtareve te tij. Jane konfiskuar gjithashtu ne shtepite e tyre me shume se 8000 objekte midis te cilave mijera monedha te lashtesise dhe antika me vlere te pallogaritshme, arme, nje numer i madh aparatesh per zbulimin e metaleve, si dhe libra ku pasqyrohej karakterizimi i ketyre objekteve.

Rrjeti ne fjale vepronte ne prefekturat e Maqedonise, Thesalise dhe Greqise kontinentale nga Halkidhikia, Kavala, Drama, Selaniku e deri ne Pella, Kilkiz e Larisa.Kreu i tij cilesohet nje 66-vjecar qe banon ne qytetin e Selanikut, ndersa anetaret e tjere jane nga 25 deri ne 74 vjec, te gjithe shtetas greke, pensioniste, nenpunes bashkie dhe subjekte private.

Pas dy vjedhjeve te bujshme ne Galerine e Arteve ne Athine dhe ne muzeun e Olimpias ne Peloponez, qeveria greke ka marre masa te menjehershme per ruajtjen e qendrave arkeologjike, objekteve antike dhe pasurive kombetare qe kane te bejne me historine dhe civilizimin e lashte te Greqise.

Pavaresisht zerave per privatizimin e muzeve dhe vendeve të lashta nga kompani private, Athina zyrtare megjithe gjendjen e veshtire ekonomike qe po kalon vendi ka rritur fondin buxhetor per mirembajtjen, ruajtjen e tyre, blerjen e pajisjeve moderne, personelin e sherbimit, ndersa ka perforcuar bashkepunimin me policine per parandalimin e fenomeneve te tilla.

Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s