Parashikime negative për Eurozonën

Eurozona përgatitet për të tjera lajme të këqija. Zyrtari më i lartë i cështjeve ekonomike për Europën, Olli Rehn pritet të bëjë një vlerësim të zymtë për monedhën e përbashket vetëm pak orë pasi Franca dhe Gjermania insistuan se Greqia e zhytur në borxhe mbetet pjesë përbërëse e zonës së Euros. 

Ne fjalen e tij, Rehn besohet se do te ule parashikimin per rritjen ekonomike te kesaj te fundit teksa kriza e borxhit qe ka mberthyer rajonin kercenon te shtrihet akoma me shume. Kur iu drejtua Parlamentit Europian te merkuren, Rehn e beri te qarte se vendi i Greqise eshte ne Eurozone.

“Lejomeni t`u them nje fjale atyre qe sugjerojne se Greqia do te ishte me mire jashte euros. Une jam totalisht kunder. As Greqia dhe as

As Greqia dhe as Eurozona nuk do te jene me mire pa njera-tjetren

Olli Rehn

Eurozona nuk do te jene me mire pa njera-tjetren”, tha Rehn.

Huate e shumta te saj e bene Greqine vendin e pare ne Bashkimin Europian qe kerkoi ndihmen e ekonomive me te fuqishme europiane si Gjermania dhe Franca. Lideret e ketyre dy vendeve po perpiqen tani te gjejne rruget per ta shpetuar vendin nga falimentimi, duke e nxitur kryeministrin grek Papandreu ta zbatojë planin e masave të ashpëra qeveritare dhe pakësimin e borxhit. Por disa analistë financiarë, thote “Zeri i Amerikes”, druhen se ndihma ndërkombëtare, e kombinuar me masat e ashpra qeveritare, nuk do të jenë të mjaftueshme për ta nxjerrë Athinën nga kriza dhe për të shmangur mospagimin e borxheve.

Ne nje perpjekje per te qetesuar tregjet, Greqia theksoi se eshte e vendosur t’i shkoje deri ne fund planeve per reduktimin e deficitit, me te cilat ra dakord ne kembim te dy dorezanive. Nderkohe, ne Washington, Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zollik, paralajmëroi se ekonomia botërore ka hyrë në një zonë të re të rrezikshme për shkak të borxhit të vendeve evropiane. Per kete, ai fajesoi rende 17 anetaret e Eurozonës që përdorin të njëjtën monedhë, dhe në anën tjetër lejojnë secilin nga vendet të përcaktojë vetë politikat e shpenzimeve dhe ato fiskale. Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso u perpoq t’i kundervihej skeptikeve qe pretendojne se kriza nenkupton fundin e endrrave per integrim. Ai kembengul se ka anevojë për një impuls i ri, unifikues dhe një moment të ri federalist, ndersa njoftoi se së shpejti Komisioni do të paraqesë alternativa për hedhjen ne treg të bonove në euro.

Kriza, Barroso propozon eurobondet

Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso propozoi eurobondet për të zgjidhur krizën e Eurozonës, duke e konsideruar si sfidën më serioze të një brezi.

Propozimi i tij në Parlamentin Europian u duartrokit nga deputetët dhe vjen pak para takimit mes kancelares gjermane Angela Merkel, presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe kryeministrit grek, Jorgo Papandreu, ku do të flitet për të gjetur zgjidhje përballë problemit të borxhit.

“Dua të konfirmoj se Komisioni së shpejti do të paraqese opsionet për paraqitjen e eurobondeve. Disa nga këto opsione mund të zbatohen brenda afateve të traktatit altual, të tjerat do të kërkojnë ndryshime të tij”, deklaroi Barroso.

Barroso nënvizoi se këto masa nuk janë të mjaftueshme për të zgjidhur krizën e borxhit të eurozonës.

“Por ne duhet të jemi të ndershem, kjo nuk do te sjellë një zgjidhje të menjëhershme për të gjithë problemet me të cilat përballemi dhe do të vijë si një element i përqasjes gjithëpërfshirëse për integrimin e mëtejshem ekonomik dhe politik”, nënvizoi presidenti.

Merkel: Eurozona të mbetet e bashkuar

Kancelarja gjermane Angela Merkel është përpjekur të ulë shqetësimet mbi një “default” të mundshëm të Greqisë, duke deklaruar se blloku i eurozonës duhet të mbetet i bashkuar.

Kolapsi i Greqisë dhe dalja e saj nga zona e euros do të kishte një efekt domino, tha ajo për një radio gjermane.

Komentet e kancelares vijnë pas lajmeve se Gjermania po përgatitej për largimin e Greqisë nga eurozona.

Frika për një “default” shkaktoi një rënie të mprehtë në bursat ndërkombëtare ditën e hënë, me tregjet që mbetën të paqëndrueshme të martën.

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s