Deri ku shkon pergjgesia e institucioneve shteterore dhe e sipermarresve private per shitjen dhe tregetimin e farnave?

“Dhjetëra fermerë në protestë. Mijëra hektarë të mbjellura me misër kokërr kanë shkuar dëm dhe nuk kanë rezultuar prodhuese për shkak se fara e mistrit, ka qenë jashtë standardeve. Fermerët thonë se kanë mbjellur tokat e tyre me një farë misri e cila, sipas tyre, është sjellë nga Franca nëpërmjet shpërndarësit ekskluziv Agro- Blend, pronë e kryetarit të bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili. Firma është e licencuar nga Drejtoria e Bujqësisë Ushqimit dhe e Konsumatorëve dhe Enti Shtetëror i Farërave.”

Kush përgjigjet për këtë shkelje të rëndë që ndodhi?

Si rregull, Enti Shtetëror i farërave dhe Fidanëve duhet të kishte dhënë bekimin për këtë kampion fare para se ajo të hidhej në treg. Kusht kryesor për regjistrimin e varieteteve është testimi i tyre dhe pas testimit për kulturat që mbillen në pranverë, të dhënat e testimit dërgohen në ESHFF deri në 15 shkurt të çdo viti për t’u miratuar dhe për t’u lejuar të hyjnë në prodhim.

A është kryer ky testim?

Gjithashtu, fara që del ne treg detyrimisht duhet të regjistrohet edhe në katalogun zyrtar nga Sektori i Testimit të Varieteteve.

A ka ndodhur kjo?

Të gjitha këto janë pyetje që mund t’u japë përgjigje vetëm transparenca e Ministrisë së Bujqësisë Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Dhe sigurisht nevojitet një hetim shtetëror për të nxjerrë përgjegjësinë.

Një e vërtetë që sakaq dihet është se fara në fjalë nuk është analizuar kurrë dhe jo kërkon përgjegjësinë administrative dhe ligjore të personave përgjegjës, të cilët mund të jenë nga institucionet shtetërore, por edhe nga firma Agro-blend. Nga ana tjetër, rreziku i mungesës së kontrollit kombinohet edhe me rrezikun që një firmë që mban monopolin për një produkt të caktuar, mund të fusë në të ardhmen një produkt që nuk është thjesht shterpe, por i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve, dhe kombinimi i të dy faktorëve mund të sillte një katastrofë të vërtetë.

Mendoj se Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit duhet të rishikojë e përmirësojë urgjentisht kuadrin ligjor dhe institucional përkatës së bashku me vënien para përgjegjësisë të personave përgjegjës.

Nisur nga roli kontrollues i shtetit dhe mundësitë teknike që janë krijuar si me burimet e buxhetit të shtetit, ashtu edhe me mbështetjen e institucioneve ndërkombëtare (FAO etj.) mendoj se Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit duhet të rishikojë rolin e institucioneve të saj vartëse, posaçërisht të Entit të Farërave për fuqizimin e bazës laboratorike përkatëse si në funksion të prodhimit në vend të farërave, ashtu edhe të kontrollit rigoroz të importimit të tyre. Në këtë rrugë edhe adoptimi i standardeve dhe kërkesave të

BE-së do të realizohet më shpejt, por mbi të gjitha, do të rritet roli i shtetit në parandalimin e fatkeqësive të këtij lloji, nga të cilat nuk janë të përjashtuar edhe sektorë të tjerë të bujqësisë; shërbimet publike (shëndetësia, etj.) apo degë të veçanta të ekonomisë sonë kombëtare.

Ja përse laboratorët duhet të disponohen nga autoritetet shqiptare, të cilat mbahen me taksat e qytetarëve shqiptare dhe, sipas ligjit, duhet t’u shërbejnë atyre…

Ky zë u postua te SOCIALE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s