Luftime të ashpra në Libi

Kryengritësit libianë pushtuan një pikë kontrolli në kufirin me Tunizinë, duke përparuar në perëndim të vendit.

Marrja e pikës kufitare të Uazinit erdhi pas luftimesh të ashpra. Dëshmitarët okulare thanë se dhjetëra ushtarë libianë iu dorëzuan ushtrisë së Tunizisë, në kufi dhe fill pas kësaj, sipas agjencisë franceze të lajmeve, AFP kryengritësit morën pikën e kontrollit.

Ajo ndodhet në rrugën kryesore që lidh qytetin e Nalutit me Dehiban, në kufirin me Tunizinë. Agjencia tuniziane e lajmeve TAP tha se 13 ushtarë, përfshirë edhe një gjeneral iu dorëzuan ushtrisë. Të tilla raportime, shkruan BBC, është e vështirë të konfirmohen sepse në zonat e largëta nuk është lejuar hyrja e gazetarëve.

Udhëheqësi i kryengritësve Shaban Abu Sita tha se pika kufitare u mor pas tre ditë luftimesh të ashpra. Sipas tij, kryengritësit kishin sekuestruar makina dhe armë nga besnikët e kolonelit dhe kishin shkatërruar 30 kamionë. Nëse kjo do të konfirmohet, atëherë marrja nën kontroll e Uazinit do të shërbejë si një rrugë për furnizimin e kryengritësve. Por nga ana tjetër e kufirit shtohet frika, se prej saj mund të arrijë një valë tjetër refugjatësh.

Dhjetëra mijëra persona mbërritën në Tuniz në javet e para të konfliktit, duke krijuar nje krizë humanitare në kufi. Nga ana tjetër, televizioni shtetëror i Libisë, JANA, raportoi se trupat e NATO-s kanë sekuestruar një tanker me naftë, pa dhënë detaje se kur dhe ku ndodhi kjo, duke e cilësuar një operacion pirat barbar. Kryengritësit kontrollojnë pjesën më të madhe të Libisë lindore.

Ndërkohë, luftimet vazhdojnë në qytetin e Misratës. Të mërkurën, dy gazetarë humbën jeten pas një sulmi me mortaja, regjisori dhe fotoreporteri britanik Tim Heterington dhe fotografi amerikan Kris Hondros. Zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim u shpreh shumë i dëshpëruar nga vdekja e tyre, por lufta, tha ai, ka dhe viktima.

Një mjek ukrainas u vra në Misrata në një tjetër sulm, ndërsa e shoqja e tij është plagosur rëndë. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, gjatë vizitës në Kiev shprehu dhembjen e tij të thellë. Korrespondentja e BBC-së në Misrata, Orla Guerin tha se mbi 100 të plagosur mbërritën në spital, kryesisht civilë dhe pesë prej tyre ndërruan jetë. Vazhdojnë përpjekjet për të shperngulur banorët e Misratës nga deti.

Organizata Ndërkombëtare e Emigracionit, IOM, tha se një anije prej 1000 emigrantësh dhe disa të plagosur po mbërrijnë në Bengazi. Në bordin e saj ishin edhe trupat e dy gazetarëve të vrarë.

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s