Kuvendi miraton faljen fiskale

Kuvendi miratoi me 74 votat e mazhorancës ligjin për faljen fiskale i cili parashikon faljen e borxhet e prapamembetura të biznesit dhe individëve si dhe legalizimin e pasurive te padeklaruar.

Opozita nuk mori pjesë në votim dhe deputetët e saj shpjeguan arsyet.

“Opozita kërkon një amnisti reale dhe jo elektorale. Ky ligj futet vetëm dy javë para zgjedhjeve lokale dhe synon vetëm përfitimin elektoral. Keni injoruar opozitën dhe ndërkombëtarët”, tha deputetja socialiste Mimi Kodheli.

Ministri i Financave Ridvan Bode tha se amnistia nuk po bëhet për qëllime elektorale pasi diskutimet për të kanë nisur që para dy vjetesh.

“Edhe nga dhomat e biznesit por edhe ne tryezat e përbashkëta janë ftuar përfaqësuesit e opozitës”, tha Bode.

Opozita ka dyshime të forta për pasojat që mund të sjellë ligji, të cilin qeveria zgjodhi ta miratonte në mes të fushatës elektorale. Por kryeministri Berisha theksoi se kjo amnisti përjashton paratë që vijnë nga krimi dhe droga.

Në këto kushte Mimi Kodheli në emër të grupit socialist i kërkoi qeverisë të mos nxitojë për ta votuar ligjin, por ta rikthejë atë sërish për një diskutim publik dhe politik të gjerë.

“Propozojme rikthimin e ligjit per diskutim transparent dhe gjitheperfshires. Ejani të diskutojme per kete proces kaq te rendesishem”, u shpreh Kodheli.

Por kërkesa e opozitës për shtyrjen e draftit nuk u mor parasysh. Mazhoranca e votoi ligjin në mënyrë të njëanshme. Por përtej qëndrimeve të ndara mes mazhorancës dhe opozitës, ajo që ra në sy në seancën e radhës, ishte qëndrimi i zbutur i kryeparlamentares, sjellja e të cilës shpesh është kontestuar fort nga opozita dhe madje në disa raste ka qenë burim përplasjesh në kuvend. Këtë herë zonja Topalli ishte më e kujdeshme të trajtonte në mënyrë të barabartë opozitën dhe mazhorancën, duke mos nguruar madje që herë pas herë të ndërpriste edhe figurat e rëndësishme të qeverisë.

Per te te ndjekur seancen e plenare ne sallen e kuvendit ishte edhe ambasadori amerikan Aleksander Arvizu.

Ky zë u postua te SOCIALE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s