Dita e 6-të e grevës së urisë

Në ditën e gjashtë të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e 22 protestuesve është përkeqësuar shumë.

Edhe pse një pjesë e tyre kanë probleme me zemrën, kontraksione në gjymtyrë dhe probleme me tensionin, ata shprehen se nuk do të dalin nga greva deri në plotësim të kërkesave të tyre.

“Gjendja shëndetësore sa vjen dhe rëndohet për arsye të tensionit, të kontraktimeve, të ritmit të zemrës. I bëj apel qeverisë që të marrë një vendim për ne”, është shprehur grevistja, Mybere Prizreni.

“Mbrëmë më thanë mjekët për të dalë nga greva, por nuk dalë, do të rrij këtu me shokët deri në pikë të fundit. Kemi tre vjet që kërkojmë këto pikat dhe nuk është ndërmarrë asnjë veprim, pra gënjejnë. Nuk dalë këtej, edhe këtu të vdes”, thekson grevisti Kujtim Sargo.

Kryetari i Këshillit të Personave me Aftësi të Kufizuar, Sinan Tafai tha se pritet që të ketë një reagim brenda pak ditësh nga strukturat e qeverisë, mbi problemet ekonomike të para dhe tetraplegjikëve.

“Nga kontaktet që unë po mbaj me Ministrinë e Punës dhe me personalitete të tjera është duke u shqyrtuar çështja dhe do të mbahet një qendrim, shpresoj sot ose nesër maksimumi dhe do të kthehet një përgjigje se çfarë do të ofrohet nga kërkesat e tyre. Ata kanë përgjegjësinë që këto kërkesa duhet t’i kishin shqyrtuar me kohë dhe të ndërtohet një bashkëpunim real institucional”, theksoi Tafai.

Një ditë më parë përfaqësuesit e Ministrisë së Punës kanë zhvilluar një vizitë  në ambjentet ku zhvillohet greva dhe ku janë ndeshur me revoltën e grevistëve.

Ky zë u postua te MJEKESI, SOCIALE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s