Arvizu: Policia, siguri në 8 maj

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Alexander Arvizu i ka kërkuar policisë shqiptare që të sigurojë mjedisin e duhur që shqiptarët të jenë të lirë për të votuar në tetë maj.

“Pata mundësinë që të takoj drejtorin e përgjithshëm të policisë, zotin Burgaj. I shpreha dhe i konfirmova atij të gjithë besimin që ne kemi tek policia në këtë situatë të vështirë, pas incidenteve që kanë ndodhur. Gjithashtu, e sigurova që ne do përkrahim Policinë e Shtetit dhe theksova se është e rëndësishme që policia të sigurojë një mjedis të qetë dhe neutral për zhvillimin e zgjedhjeve”, ka deklaruar Arvizu.

Deklarata e Arvizus erdhi gjatë një takimi për sistemin gjyqësor në Shqipëri.

Ndërsa ambasadori i BE-së, Ettore Sequi ka kujtuar edhe njëherë se shtetasit e BE-së i paguajnë fonde Shqipërisë për luftimin e korrupsionit në gjyqësor, dhe se i mbetet qeverisë përgjgegjësia.

Ndërsa ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth u shpreh se, heqja e imunitetit për gjyqtarët duhet të bëhet me Kushtetutë dhe jo me deklarata vullnetare.

Ky zë u postua te POLITIKE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s