Rreziku nga rritja e borxhit

Në fund të vitit 2009, kur shpenzimet e larta dhe fushata zgjedhore e rritën borxhin e Shqipërisë afër kufirit të rrezikshëm 60 përqind e prodhimit te përgjithshëm kombëtar, qeveria e gjendur nën presionin e FMN-së doli në publik me zotimin se do e ulte gjatë viteve në vijim.

Në atë kohë komiteti i planifikimit të strategjive miratoi programin buxhetor afatmesëm, i cili parashikonte se si borxhi do të ulej në 54 përqind deri në fund të vitit 2013.
Plani u duk si një kompromis i heshtur mes qeverisë dhe Fondit, edhe pse ekspertët e FMN-së kishin kërkuar uljen deri në 50 përqind.

Por në fillim të këtij viti, i njëjti komitet nën drejtimin e kryeministrit, ka miratuar një tjetër plan, i cili përmbys të gjitha zotimet e mëparshme të qeverisë.
Sipas dokumentit, borxhi publik i Shqipërisë në fund të vitit 2013, kur vendi hyn në zgjedhjet e pergjithshme, mbetet sërish 57 përqind.

FMN, Banka Botërore dhe agjencitë e tjera të vlerësimit parlajmërojnë se ky nivel borxhi është i rrezikshëm për Shqipërinë.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në çdo 100 lekë që mbledh në buxhet, qeveria paguan mbi 13 lekë për interesa dhe shlyerje borxhi, nivel ky gati i njëjtë me atë të Greqisë fqinje që rrezikoi falimentimin buxhetor.

Por shpenzimet e larta për interesa nuk janë rreziku i vetëm i borxhit të Shqipërisë.
Një tjetër rrezik tashmë buron edhe nga vetë përbërja e tij.
Që nga fillimi i vitit 2008, qeveria ka marrë 970 milionë euro borxh të jashtëm, shumica e të cilit kredi tregtare.

Sipas të dhënave zyrtare, tashmë pesha e borxhit të jashtëm ka arritur në 40 përqind të totalit.
Tashmë borxhi publik nuk varet më vetëm nga shpenzimet e qeverisë, por edhe nga kursi i këmbimit.
Sa herë që leku zhvlerësohet ndaj euros, borxhi i Shqipërisë rritet.
Në fund ajo çka ndodhi me financat publike në dy vitet e fundit, dëshmon se po u rrit, borxhi është i vështirë për t’u ulur sërish, të paktën jo pa vullnetin e fortë të qeverisë.

T.CH.

Ky zë u postua te SOCIALE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s