Paraplegjikët në grevë urie

Pas protestave të njëpasnjëshme, dhjetra para dhe tetraplegjik kanë nisur grevën e urisë pa afat.

Ata kërkojnë që t’u jepet 80 litra karburant në muaj, pagesa mujore për paaftësinë të jetë 10200 nga 9500 që është aktualisht dhe paketa higjenosanitare të jetë 30 mijë lekë.

“Për shërbimin e njeriut 150 mijë lekë minimalja sepse nuk na shërben njeri me 90 mijë lekë”, tha një prej gevistëve.

“Duam 80 litra karburant, sepse nuk mund të lëvizim. Ka shumë persona nga neve që janë pa shtëpi dhe banojnë nëpër shtëpi me qera që nuk kanë asnjë akses për pozicionin tonë. Kërkojmë që shteti të japë shtëpi falas për këtë komunitet”, theksoi një tjetër.

Edhe pse një nga grevistët është çuar me urgjencë në spitalin civil për të marrë mjekim, ata kanë theksuar se nuk do të dalin nga greva derisa të plotësohen kërkesat e tyre.

“Ne nuk do të largohemi nga greva derisa të vijnë të na japin një rrugëzgjidhje. Greva jonë është pa shkëputje”, deklaroi një prej grevistëve.

Para dhe traplegjikët janë rifutur për të disatën herë në grevë urie, si e vetmja formë për zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ky zë u postua te SOCIALE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s