Bruksel, sot raundi i tretë i bisedimeve Kosovë- Serbi

BRUKSEL- Në Bruksel vazhdojnë sot bisedimet Prishtine-Beograd, ku do te mbahet raundi i trete i negociatave që kanë nisur mes dy vendeve me qëllim zgjidhjen e cështjeve praktike që shqetësojnë shqiptarët dhe serbët.

Kësaj here në fokus të dialogut do të jetë çështja e pasaportave, targave dhe diplomave shkollore e universitare.

Takimi njëditor nuk pritet të rezultojë me ndonjë marrëveshje konkrete mes delegacioneve të dy shteteve, por zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, e cila drejton ekipin e Kosovës, pret përparime esenciale në këtë proces. Ne nje prononcim për të përditshmen kosovare “Zëri”, ajo deklaroi dy ditë më parë se mosnjohja e dokumenteve të udhëtimit nga Serbia, targave dhe diplomave u kanë shkaktuar pengesa të mëdha qytetarëve të Kosovës në lëvizjen e lirë, por edhe në aktivitetet tregtare. Tahiri tha se iu ka drejtuar edhe ftesa subjekteve politike opozitare që me ekspertët e tyre të jenë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd. Por anetarë të LDK dhe AAK, deklaruan se nuk kishin marrë asnjë ftesë.
(s.g/BalkanWeb)

Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s