Rama: Qeveria, gati të vrasë për pushtetin

Kryetari i PS-së, Edi Rama duke folur nga Spitali Ushtarak, ka deklaruar se “jam pa fjalë përpara pamjeve të këtij spitali sot”.

“Jam pa fjalë përpara një prove me jetë të humbura përpara një Shqipërie që është marrë peng. Përpara një kusarie që kërkoi të dëshmonte që është gati edhe të vrasë vetëm për të qëndruar në këmbë. Ky është një vend i NATO-s dhe njerëzish plotë energji, ëndrra, shpresa, dhunti dhe forcë që kërkojnë Evropën këtu. Sot më shumë se kurrë janë në të drejtën e Zotit, në të drejtën që u jep Kushtetuta dhe ligjet e shkruara dhe të pazbatuara të Shqipërisë që të ndjehen në një udhëkryq dramatik”, tha Rama.

“Ose një Shqipëri e dhunuar dhe e nënshtruar forcërisht nga kusarë dhe matrapazë që kërkojnë të quhen qeveria e Shqipërisë dhe nuk janë në gjendje të përballen me asnjë sfidë dhe detyrim që ka një qeveri në një vend normal, ose një Shqipëri e lirë, ku çdo njeri i zakonshëm ku çdo njeri të ketë lirinë dhe të drejtën që të dëgjohet”, theksoi Rama.

“Nuk ka asnjë qasë që ta nënshtrojë këtë popull dhe njerëzit. Duke uruar këtë i lutem Zotit që t’i ndriçojë rrugën e arsyes njeriut që mori përsipër një përgjegjësi kolosale me qeverinë e tij që të provokojnë deri në fund njerëz që erdhën për të demonstruar me pankarta në dorë”, deklaroi kreu i PS-së.

 

Advertisements
Ky zë u postua te POLITIKE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s