Shkodër, 8 mijë ha tokë vazhdojnë të jenë në ujë

SHKODËR- Edhe pse kanë kaluar 2 javë, përmbytjet në zonat e Shkodrës janë ende present. Të paktën 8 mijë hektarë tokë në rrethin e Shkodrës vazhdojnë të jenë nën ujë, nga 14 mijë hektarë që u përmbytën në fillim të muajit dhjetor, kryesisht për shkak të reshjeve dhe liqenit të Shkodrës, që arriti në kuotën 10.55 metra, kuotë kjo që nuk ishte arritur asnjëherë më parë.

Pas një ditë me reshje intesive shiu, që u shoqërua me stuhi dhe temperatura të ulëta, të dielën moti në Shkodër është përmirësuar ndjeshëm. Reshjet e shiut pushuan në mesnatë, dhe temperaturat janë më të larta krahasuar me një ditë më parë.

Në qytetin e Shkodrës të gjitha rrugët janë pa prezencë uji. Problem në territorin e kësaj bashkie vazhdon të mbetet lagja e Livadheve, që kufizohet me bregun e liqenit të Shkodrës, dhe një pjesë e kësaj lagje është akoma nën prezencën e ujit.

Sipas shtabit të emergjencës përmirësime të ndjeshme evidentohet dhe në territorin e komunave të Nënshkodrës, ku akset rrugore janë të kalueshme nga të gjitha automjetet, me përjashtim të Dajçit dhe Velipojës ku qarkullohet vetem me mjete të larta.
Strukturat e Shtabit të Emergjencës Civile vazhdojnë operacionet humanitare për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe materialeve të tjera të nevojshme për banorët e prekur nga përmbytjet e fillim dhjetorit, që vlerësohen nga ekspertët si më të mëdhatë që kanë ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.

Advertisements
Ky zë u postua te SOCIALE dhe u etiketua si , , , . Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s