Assange, urdhër-arresti në Britani

Assange, urdhër-arresti në BritaniLirisë së themeluesit të WikiLeaks, Julian Assange përmes një fshehjeje të mundshme në Britaninë e Madhe duket se po i vjen fundi.

Policia kriminale britanike Scotland Yard ka pranuar mëngjesin e të hënës se ka marrë nëpërmjet kanaleve zyrtare një mandat-arresti ndërkombëtar për Assange.

Janë autoritet suedeze që e kanë firmosur këtë fletë-arresti, ku thuhet se zoti Assange kërkohet për t’u marrë në pyetje për ngacmime seksuale.

Avokati Mark Stephens, i cili ka marrë në mbrojtje 39-vjecarin Assange me origjinë australiane, ka deklaruar se ai do të kundërshtojë në gjykatë cdo procedurë të mundshme ekstradimi.

Sipas avokatit Stephens, e gjitha kjo është e motivuar politikisht dhe se gjygji do të jetë vecse në “show”.

“Nëse cështja do të mbërrijë në gjykatë, atëherë e gjithë mbrojtja ime do të përqëndorohet në argumentimin se ekstradimi në Suedi do të thotë një dorëzim i mundshëm i klientit tim në Amerikë”, ka deklaruar Stephens.

Zhvillimet e fundit tregojnë se nuk ka asnjë pengesë ligjore që Britania e Madhe ta arrestojë Assange dhe të nisë procesin e ekstradimit në gjykatën londinze City of Westminster Magistrates’ Court.

Sic është raportuar edhe javën e shkuar, policia britanike beson se zoti Assange fshihet në jug-lindje të Anglisë dhe ka një adresë se ku ai është duke qëndruar.

Vlen për t’u parë në ditët në vazhdim nëse me të vërtetë njeriu që ka tronditur botën me publikimin e “cable gate” gjatë kësaj kohe ka përdorur Anglinë si vend-fshehje.

 

Advertisements
Ky zë u postua te RAJONI/BOTA. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s