Itali, arrestohet superbosi i Camorra-s. Per keto na ka treguar Roberto Saviano neve

Policia italiane e provincës së Kazertës ka vënë në pranga ditën e sotme një ndër eksponentët kryesorë të mafias napoletane, bosin Antonio Iovine.

Lajmi ka bërë bujë në të gjitha mediat italiane, të cilat e kanë nxjerrë atë në plan të parë, duke lënë pas lajmet politike.

Iovine, aktualisht 46 vjec, kërkohej nga drejtësia prej 14 vjetësh dhe kishte hyrë në listën e 30 personave më të kërkuar, bashkë me Matteo Messina Denaro, numri një i Cosa Nostra-s.

Sipas hetuesve, Iovine ka drejtuar për dekada klanin e fuqishëm Casalesi, duke u përqendruar kryesisht tek menaxhimi i parave të pista që vinin nga trafiku i drogës dhe zhvatjet e bizneseve.

Përmes mendjes së tij, organizata mafioze kishte zgjeruar interesat e veta përtej rajonit të Kampanias.

Rreth orës 16:30 Iovine ka mbërritur i shoqëruar nga karabinierët në rajonin e policisë, ku është shfaqur i qeshur.

Ndërsa rreth ndërtesës dhjetra agjentë policie ishin mbledhur duke duartrokitur kolegët që kryen arrestimin, përmes përgjimeve dhe ndjekjeve të personave të afërt të bosit të shumëkërkuar.

Advertisements
Ky zë u postua te SOCIALE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s