Hiqen vizat: Rruga u shtrua me gjakun tone!

(Jashte politikes)

Dita e sotme eshte nje dite e shenuar per te gjithe shqiptaret sepse perfundimisht thyhen dyert e ndryshkura prej vitesh te burgut “Shqiperia”, i cili ndodhej ekzaktesisht ne zemer te Europes i mbyllur prej vitesh. Kujtdo qe i duhet te shkonte per hall ose per qejf ne Europe ose ne zonen Shengen ishte i ndaluar rreptesisht…

Sot kjo gjendje ka ndryshuar! Gjithkush eshte i lire te levize qe ketej e tutje…. Rruga per te shkuar ne Europe apo gjetke eshte e shtruar me gjakun tone!

Po te kujtoni Otranton ku u mbyten 86 njerez nje nate dhe skafet qe mbyteshin here pas here ne det. Po te kujtoni trupat e mbytur qe nxirrte deti naten ne Vlore e Bari.

Po te kujtoni sa e sa emigrante shqiptare u vrane ne kufi me Greqine e sa e sa te tjere vdiqen rruges per shkak te motit te keq, sa e sa te tjere qe rane nga shkembi gjate ecjes naten.  Sa dite rruge ne kembe nga mali per te shkuar deri ne shtetet fqinje??? Sa e sa te tjere kane humbur rruges dhe as sot nuk dihen se ku jane…

Po te kujtoni prinderit e kushedi se sa  femijeve me semundje te pasherueshme, te cilet prisnin rradhen ne ambasada te nxirrnin nje vize per ti kuruar jashte shtetit, dhe pa dale viza vdiste femija….. Keto jane brenga reale!

Ju do te kuptoni se kjo eshte nje dite shume e madhe …. Kjo eshte nje dite qe pritej prej vitesh…. Rruga per te arritur kete ka qene vertet e gjate dhe me humbje te shpirtrave njerezore….

 

Advertisements
Ky zë u postua te SOCIALE. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s