Vazhdon greva e urisë megjithë thirrjet e qeverisë

Në Shqipëri, të paktën 19 grevistë, midis tyre dhe deputetë socialistë, kanë përfunduar në spital, ndërsa greva e urisë shkon në ditën e 10-të të saj.

Në këtë situatë, kreu i PS Edi Rama deklaroi se të gjithë janë të vendosur të çojnë deri në fund kauzën e transparencës së zgjedhjeve. Sipas tij opozita dhe përkrahësit e saj do të rezistojnë “pavarësisht shantazheve nga qeveria e kalbëzuar”.

Por nga ana e tij, kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje kreut socialist që të vlerësojë propozimet që i janë bërë nga institucionet ndërkombëtare për të dalë nga kriza, por edhe t’i japi fund grevës së urisë.

Për situatën e krijuar është deklaruar sërisht edhe presidenti i vendit Bamir Topi, i cili ndonëse ka pranuar pafuqinë e tij për të zgjidhur krizën, është shprehur i gatshëm që të organizojë një tryezë të përbashkët ku partitë politike të shprehin vullnetin e tyre për të gjetur zgjidhjen e krizës.

Advertisements
Ky zë u postua te I pakategorizuar. Faqeruani permalidhjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s